Dashi
Jeta juaj ne çift do jete me e animuar dhe me e kënaqshme gjate kësaj dite. Edhe ata qe kane pasur vështirësi dhe kane qene te trishtuar do ndihen me se miri. Beqaret edhe pse nuk do e mbajnë mendjen gjithë kohës tek dashuria, do e kenë te vështirë t’iu shpëtojnë shigjetave te Kupidit. Për financat do kujdeseni me tepër dhe do e bëni çdo shpenzim pasi ta keni menduar mire.
Demi
Vëreni me tepër ne pune imagjinatën gjate kësaj dite dhe do e shihni qe gjithçka do shkoje me se miri për jetën tuaj ne çift. Shprehjani sa me shume ndjenjat partnerit! Për sa iu përket personave pa angazhime sentimentale, ata duhet te kërkojnë ende ne çdo vend ku do shkojnë. Financat nuk do jene problematike, megjithatë duhet te shmangni dhëniet e huave.
Binjaket
Dashuria për çiftet do shkoje me se miri sot. Do kaloni momente te mrekullueshme pranë atij qe keni ne krah dhe nuk do keni çfarë te kërkoni me tepër. Edhe për beqaret yjet do ndikojnë pozitivisht. Do keni mundësi me shumice për te gjetur personat e ëndrrave. Financat nuk do jene te këqija, prandaj shfrytëzojeni ditën për te bere shpenzimet e duhura.
Gaforrja
Do përballeni me një debat te forte sot ne jetën tuaj ne çift dhe kjo mund te shkaktoje mërzitje te madhe. ne fakt gjithçka ka ndodhur për shkak te kokëfortësisë suaj dhe vetëbesimit. Beqaret do e kenë veten te lire, por disa gjeste te pavetëdijshme mund te jene çelësi për te joshur mjaft dike. Dite ideale për te kryer investime te rëndësishme financiare.
Luani
Dite pozitive dhe plot diell kjo e sotmja për jetën sentimentale te çifteve. Komunikimi do jete shume i mire dhe nuk pritet te ndodhe asgjë e pakëndshme. Për beqaret do jete Neptuni ai qe do favorizoje takimet e shumta. Shfrytëzojeni ditën deri ne minutën e fundit. Fati do jete ne anën tuaj ne planin financiar, megjithatë nuk duhet luajtur shume me Loto sepse kjo mund te shndërrohet ne ves.
Virgjeresha
Jeta ne çift do jete një rutine e vërtetë gjate kësaj dite dhe kjo do iu trishtoje pa mase. Beni çmos qe ta ndryshoni sadopak situatën nëse doni te përjetoni emocione. Beqaret do jene me te privilegjuar dhe do kenë mundësi te shkëlqyera për te takuar personin ideal. Nëse nuk doni te përballeni me surpriza te këqija ne planin financiar, duhet t’i menaxhoni me kujdes te ardhurat.
Peshorja
Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft e ngrohte gjate kësaj dite. Gjithçka do shkoje sipas parashikimeve dhe disa mund te marrin vendime te rëndësishme mbi te ardhmen. Beqaret nuk do jene te qarte për ndjenjat e tyre dhe për këtë arsye edhe sot qe qëndrojnë vetëm. Financat do jene te mira, por ne mbrëmje mund te kenë disa tronditje te vogla për shkak te shpenzimeve qe do iu duhet te bëni.
Akrep
fale bekimit te yjeve, jeta juaj sentimentale do jete harmonike dhe mjaft e këndshme sot. Disa do programojnë edhe një udhëtim te shkurtër se shpejti. Beqaret do ene një dite plot ngjyra. Me ne fund edhe ata do e takojnë shpirtin e tyre binjak. Ne planin financiar do mbizotërojë gjate gjithë kohe ekuilibri, kështu qe mos u shqetësoni fare.
Shigjetari
Do keni një nevoje shume te madhe për qetësi dhe ngrohtësi ne çift. Flisni me partnerin për këtë dhe do e shihni qe ai do iu beje te ndiheni mire. Beqaret do kenë disa takime interesante, megjithatë duhet te bëjnë kujdes te mos hedhin hapa te nxituara. Ne planin financiar, fale mbështetjes se Merkurit do i përballoni me sukses vështirësitë qe do iu dalin.
Bricjapi
Ne planin sentimental ka ardhur koha te mendoni me shume për te ardhmen dhe te merrni vendime te rëndësishme. Shprehini ndjenjat ashtu siç i keni ne zemër. Beqaret do kenë një dite shume te zakonshme dhe jo me ndonjë takim shume te veçante. Beni ende durim! Situata financiare do jete goxha e qëndrueshme dhe nuk pritet asnjë problem i madh.
Ujori
Do keni imagjinate shume te zhvilluar gjate kësaj dite dhe do bëni çmos qe t’i jepni me tepër entuziazëm jetës suaj ne çift. Partneri do ndihet mire dhe te dy se bashku do jeni gjithë kohës te gëzuar. Beqaret nuk do kenë ndonjë ndryshim te madh ne jetën e tyre sentimentale. Sektori i financave nuk do preket aspak kështu qe mos u shqetësoni fare.
Peshqit
Dite shume e këndshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Dialogu dhe bashkëpunimi do mbizotërojë gjate gjithë kohës kështu qe mos e keni fare merak. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite te paqëndrueshme. Takimet nuk do mungojnë, por ju nuk do jeni te sigurte për atë qe duhet te bëni. Ne planin financiar nuk rekomandohen rreziqe te mëdha sepse mund te lindin probleme.