Dashi
Dite goxha e trazuar dhe problematike kjo e sotmja për te dashuruarit. Do keni here pas here debate dhe do ankoheni ne çdo moment. Beqaret do mbështeten mjaft nga Venusi dhe do e gjejnë me ne fund princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar duhet te tregoheni te arsyeshëm. Nuk është momenti me i përshtatshëm për te kryesh shpenzime marramendëse.
Demi
Nuk do jeni me aq te sigurte sa me pare për vazhdimësinë e lidhjes qe keni krijuar dhe do flisni hapur me partnerin tuaj. Se bashku duhet te merrni vendimet e duhura. Beqaret do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe do kalojnë një nga ditët me te bukura. Ne planin financiar duhet te zgjidhni një nga një te gjitha problemet ne te kundërt situata mund te ndërlikohet me tepër.
Binjaket
Dite shume e qëndrueshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo gjë do shkoje me se miri ndërmjet jush dhe partnerit tuaj. Disa mund te mendojnë edhe për një bashkëjetesë. Beqaret nuk do kenë dëshirë te krijojnë një lidhje serioze dhe do dëshirojnë te qëndrojnë ende vetëm. Ne planin financiar maturia dhe kujdesi do iu bëjnë ta përmirësoni shume shpejt situatën.
Gaforrja
Nëse keni vetëm pak kohe qe keni takuar shpirtin tuaj binjak, duhet te filloni t’i shprehni me tepër ndjenjat dhe te flisni për gjithçka hapur me te. Beqaret do vazhdojnë ende te jene ne kërkim te dashurisë, por nuk do jene me shume fat. Financat do jene shume te qëndrueshme. Nuk do keni asnjë problem, prandaj mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.
Luani
Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet ndjeshëm gjate kësaj dite. Do jeni paksa me tolerante dhe te kuptueshëm me personin qe keni ne krah. Beqaret nuk do jene shume te qarte për atë qe duan ne te vërtetë, prandaj me mire te qëndrojnë ashtu si janë. Financat nuk do jene aspak shqetësuese, megjithatë duhet te mendoni te hiqni disa para mënjanë jo te shpenzoni pa fund.
Virgjeresha
Do përballeni me disa situata jo fort te këndshme sot ne jetën tuaj ne çift. Mos u tregoni kokëfortë nëse nuk doni qe marrëdhënies suaj t’i vije fundi. Beqaret nga ana tjetër do kenë surpriza pa fund ne jetën e tyre. Gjithçka do jete shume me ndryshe për ju sot. Financat here pas here mund te kenë ndonjë tronditje te vogël. Po u treguat te arsyeshëm nuk pritet asnjë problem serioz.
Peshorja
Atmosfera ne jetën tuaj ne çift do jete shume e ngrohte sot. Do shihni më me optimizëm drejt se ardhmes dhe do i zgjidhni me qetësi problemet qe keni pasur. Partneri do jete me i kuptueshëm. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te fillojnë edhe një lidhje serioze. Për menaxhimin e financave duhet te kërkoni vetëm ndihmën e specialisteve.
Akrepi
Dita e sotme do jete shume e paqëndrueshme, por ne mbrëmje pasioni do ndizet vrullshëm. Do ndiheni shume mire pranë atij qe dashuroni. Beqaret nuk do jene aspak te privilegjuar ne dashuri. Beni edhe pak durim nëse doni te gjeni personin qe iu përshtatet me tepër. Financat do kenë përmirësime te dukshme. Mund te bëni pa frike edhe ndonjë investim me te madh.
Shigjetari
Ne dashuri do bëni mire te qëndroni me këmbë ne toke sot. Mos mendoni se gjerat mund te realizohen si neper telenovele. Beqaret, pas kaq kohesh kërkime do e gjejnë me ne fund personin e duhur dhe do krijojnë shume shpejt një lidhje me te. Ne planin financiar nuk duhet te humbni shpresën se situata mund te përmirësohet shpejt. Sot shmangni çdo lloj shpenzimi.
Bricjapi
Mos u nxitoni te thoni shume gjera ne te njëjtën kohe sot sepse do bëni gabime e do keni telashe me partnerin tuaj. Tregohuni me te duruar dhe me tolerante. Beqaret do marrin propozime për lidhje serioze, por nuk do ndihen gati ende. Ne planin financiar ka rrezik te përballeni me surpriza te pakëndshme. Kujdes! Beni një riorganizim te situatës.
Ujori
Mos prisni nga partneri me shume sesa ju vete keni dhënë sepse jo vetëm qe dëshirat nuk do iu plotësohen, por mund te keni edhe debate me te. Beqaret duhet te përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen për te shkuar neper festa sepse atje do njihen me persona interesante. Financat duan me shume përkujdesje dhe durim. Ju mund t’ia dilni mbanë.
Peshqit
Te shumte do jene planetët qe do ndikojnë sot ne jetën tuaj ne çift. Ata do iu bëjnë t’i shihni me qartësisht gjerat dhe nuk do hidhni asnjë hap te nxituar. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm sot dhe te mos kërkojnë njohje te reja sepse personat nuk do jene për ta. Financat nuk do influencohen nga yjet dhe situata do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato.