Dashi
Dita e sotme do filloje mbare për ata qe janë ne një lidhje, por me kalimin e orëve situata mund te ndërlikohet për shkak te kokëfortësisë suaj. Tregohuni me te kuptueshëm me partnerin nëse nuk doni te keni probleme serioze. Beqaret duhet ta marrin jetën si t’iu vije. Saturni do iu mbroje ne planin financiar dhe nuk do keni as problemin me te vogël.
Demi
Reflektoni me kujdes sot para se te merrni vendime te rëndësishme ne çift. Jo gjithmonë gjithçka është ashtu si duhet. Partneri mund edhe t’iu gënjejë. Beqaret do kalojnë një dite te tensionuar sepse do kenë mosmarrëveshje me disa miq ose familjare. As qe do iu bjere ndërmend për te krijuar një lidhje. Ne pune duhet te merrni vendime te rëndësishme për te ardhmen.
Binjaket
Marrëdhënia juaj ne çift do jete me e qete gjate kësaj dite Te dy me partnerin do jeni me tolerante dhe nuk do i mbani mëri njeri-tjetrit. Beqaret me shume gjase do kenë takime interesante dhe mund te gjejnë personin e tyre ideal. Financat do jene me te mira se kohet e fundit dhe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër. Probleme nuk priten aspak.
Gaforrja
Duhet te bëni disa lëshime gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale sepse vetëm ne këtë mënyrë marrëdhënia juaj mund te përmirësohet. Me xhelozinë nuk duhet ta teproni. Beqaret nuk do jene me fat dhe serish do ngelen vetëm. Gjithsesi rekomandohet qe ata te mos e humbin shpresën. Financat do jene me te qëndrueshme dhe do jeni te qete ne këtë sektor.
Luani
Asgjë nuk do shkoje ashtu si ju e kishit menduar sot ne jetën ne çift. Nuk do bini aspak dakord me partnerin dhe do debatoni here pas here me te. As beqaret nuk do jene ne humor te mire për te filluar një lidhje serioze prandaj do mbeten serish vetëm. Financat do jene te bekuara dhe ne ky sektor do jete me i privilegjuara. Përfitoni për te hequr disa para mënjanë.
Virgjeresha
Ambienti ne çift do jete shume i ngrohte gjate kësaj dite. Do qëndroni me shume kohe pranë atij qe dashuroni dhe ka mundësi qe disa te marrin vendime te rëndësishme për te ardhmen. Beqaret do kenë takime, por do hezitojnë te marrin vendime. Ne planin financiar tregohuni me realiste qe te mos keni tronditje. Shpenzoni aq sa ua mban xhepi jo me tepër.
Peshorja
Mos u verboni nga dashuria qe keni për partnerin sot dhe te merrni vendime te gabuara për te ardhmen. Mendohuni mire para se te jepni një përgjigje përfundimtare për një propozim qe ai do iu beje. Beqaret do pëlqejnë shume dashuriçkat e fshehta dhe me ne fund dëshira do iu plotësohet. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme dhe afatgjata.
Akrepi
Tregohuni me te kuptueshëm, por edhe me te duruar gjate kësaj dite me atë qe keni ne krah. Vetëm ne këtë mënyrë gjerat do shkojnë mire ndërmjet jush dhe mund te planifikoni te ardhmen se bashku. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim, por ka pak gjasa te gjejnë personin e duhur. Financat do jene problematike prandaj nuk duhet te rrezikoni shume.
Shigjetari
Dite mjaft harmonike dhe e mbushur me emocione te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjerat do shkojnë edhe me mire sesa ju e kishit menduar. Beqaret duhet te heqin turpin dhe te tregohen me te hapur ndaj ftesave qe do iu bëhen. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me se miri. Nëse shpenzoni me maturi do iu mbeten edhe para për t’i hequr mënjanë.
Bricjapi
Dite shume e trazuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do bini aspak dakord me partnerin tuaj dhe kjo do sjelle mosmarrëveshje te shumta me te. Beqaret do marrin ftesa, por duhet te mendohen mire para se te pranojnë. Nëse nuk janë gati për një lidhje me mire mos iu japin shpresa te kota te tjerëve. Financat do kenë një përmirësim te lehte.
Ujori
Dite përgjithësisht e qëndrueshme kjo për te dashuruarit. Se bashku me partneri do jeni paksa me nostalgjike dhe do kujtoni ato qe keni kaluar kohe me pare. Beqaret do jene kapricoze dhe te pavendosur për te filluar një lidhje serioze. Ne planin financiar duhet te tregoheni me te kujdesshëm dhe t’i menaxhoni me kujdes ato te ardhura qe keni.
Peshqit
Do ia shprehni edhe me tepër partnerit tuaj dashurinë qe keni për te dhe kjo do e beje partnerin te ndihet me i sigurte për ndjenjat qe ju keni për te. Beqaret do jene te privilegjuar ne jetën sentimentale. Yjet do iu krijojnë mundësi te mira për te gjetur personin ideal. Ne planin financiar duhet ta shtrëngoni pak rripin nëse nuk doni te përballeni me probleme serioze.