Parashikimi Astrologjik i Yjeve per diten e hene, 11 Korrik 2022

Dashi




Me ne fund gjate kësaj dite do arrini te merrni fryme lirisht dhe gjithçka do shkoje për mrekulli me atë qe keni ne krah. Do bëni edhe deklarata te forta. Beqaret do kenë mundësi te shumta për njohje te reja, por do jene goxha te ndrojtur dhe nuk do përfitojnë. Ne planin financiar do tregoheni largpamës dhe nuk do bëni asnjë shpenzim te pamenduar mire.




Demi
Yjet premtojnë një dite shume te bukur dhe te mbushur me emocione te forta për te dashuruarit. Do flisni për gjithçka me partnerin tuaj dhe do i shprehni me tepër ndjenjat. Beqaret do kenë një takim vendimtar i cili do ua ndryshoje përgjithmonë rrjedhën e jetës. Financat nga ana tjetër do fillojnë te përmirësohen ndjeshëm dhe do jeni me te qete ne këtë plan.




Binjaket
Asnjë planet nuk do preke sektorin qe lidhet me jetën tuaj sentimentale sot dhe gjithçka do varet nga sjellja juaj. Kujdes mos tregoheni me shume kërkues sesa duhet. Dita e beqareve do jete shume e zakonshme dhe pa ndonjë takim surprize. Bëhuni me te duruar. Financat do jene me delikate sesa mendonit kështu qe mos kryeni investime te tejskajshme.




Gaforrja
Pas një periudhe te stresuar dhe aspak te mire për jetën ne çift, sot do e shihni me më tepër realizëm te ardhmen dhe do i shtoni dozat e komunikimit. Beqaret do kenë një takim ne momentin qe me pak e presin, por personi do jete me te vërtetë shume i veçante. Venusi do iu sjelle fat ne sektorin financave dhe ju do keni mundësi ta stabilizoni situatën e cila ka qene e paqëndrueshme.




Luani
Dite e qete dhe aspak problematike kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kuptoheni me se miri me njeri-tjetrin dhe nuk do keni mosmarrëveshje me te. Edhe për beqaret gjerat do shkojnë me mire sesa ata mendonin. Shume shpejt statusi i tyre do ndryshoje njëherë e përgjithmonë. Ne planin financiar duhet te bëni pak me shume kursime qe te mos keni vështirësi.




Virgjeresha
Ka shume mundësi qe ata qe kane kohe qe janë ne një lidhje te planifikojnë diçka me serioze gjate kësaj dite. Te dy do tregohen me mendjehapur dhe do bëjnë atë qe ndiejnë. Beqaret do kenë një takim interesant, por nuk duhet te nxitohen. Njihuni mire me personin ne fjale para se t’i jepni fjalën. Financat do jene te pastabilizuara prandaj bëni kujdes.




Peshorja
Do keni disa debate me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do jeni gjate gjithë kohës te mërzitur. Nuk është momenti i duhur për te marre vendime te rëndësishme. Beqaret do i shtojnë kontaktet, por asnjeri prej personave qe do takojnë nuk do jete shume i përshtatshëm për ta. Ne planin financiar duhet te mendoheni mire para se te kryeni çdo lloj shpenzimi.




Akrepi
Beni shume kujdes gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sepse nëse problemet zmadhohen pak nga pak mund te arrini edhe deri ne ndarje. Nëse jeni një zemër e vetmuar nuk duhet te nxitoheni dhe te pranoni çdo ftese qe do iu behet. Financat do jene goxha te paqëndrueshme, por ju do bëni çmos ta përmirësoni sa me shpejt situatën. Me pak mundim do ia dilni.

Shigjetari
Venusi do jete planeti qe do iu qëndrojë gjithë kohës pranë sot dhe do iu nxite te tregoheni me tolerante me personin qe keni ne krah. Marrëdhënia mes jush do jene goxha me e ngrohte se me pare. Beqaret duhet te reflektojnë mire para se te marrin vendime. Ne planin financiar do keni disa probleme te vogla, por ato do iu motivojnë te luftoni fort për ta përmirësuar situatën.




Bricjapi
Do jeni gjate gjithë kohës te trishtuar sot dhe do vuani nga mungesa e ngrohtësisë te partnerin tuaj. Dita do jete përgjithësisht pesimiste. Nëse jeni ende vetëm ka gjasa te kryeni një takim impresionues, por yjet këshillojnë t’i merrni gjerat me qetësi. Ne planin financiar do tregoheni shume te kursyer dhe do mendoni me shume se kurrë për te ardhmen.




Ujori
Dite mjaft e animuar dhe e mbushur me emocione te forta kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni me se miri ne krahët e tij dhe nuk do dëshironi te ndaheni për asnjë moment. Për beqaret do ketë ndryshime te mëdha. Personi qe keni takuar rishtazi do iu beje një propozim mjaft te veçante. Ne planin financiar duhet me patjetër te ulni shpenzimet.




Peshqit
Çdo gjë qe dëshironi do iu plotësohet gjate kësaj dite. Si ju ashtu edhe partneri juaj do i respektoni mendimet e njeri-tjetrit dhe do tregoheni me te kuptueshëm. Beqaret duhet te tregohen te sinqerte me personat qe do takojnë, jo te thurin gënjeshtra. Ne planin financiar situata do jete goxha e vështirë prandaj rekomandohet shume kujdes dhe sa me pak shpenzime.

Author: horoscope