Parashikimi Astrologjik i Yjeve per diten e merkure, 8 Qershor 2022

Dashi
Lidhja juaj do përforcohet mjaft gjate kësaj dite dhe do kaloni momente me te bukura me atë qe keni ne krah. Edhe pse te shumte do jene personat qe do mundohen t’ua prishin planet, nuk do ia arrijnë dot. Për beqaret interesi do jete i madh dhe mundësitë për lidhje serioze te shumta. Ne planin financiar mos u tregoni shume impulsive sepse do pendoheni shpejt.

Demi
Ata qe janë ne një lidhje prej kohesh do ndihen te lumtur dhe te plotësuar sot. Nuk keni çfarë te kërkoni me shume nga ç’iu ka dhënë partneri. Konfigurimi i yjeve do jete i përshtatshëm për beqaret. Do arrini ta bëni për vete cilindo qe do iu pëlqejë. Ne planin financiar do keni disa vështirësi gjate ditës, por do zgjidhen shume me shpejt sesa mendonit.

Binjaket
Edhe pse ne çift nuk do iu mungoje aspak liria për te bere atë qe dëshironi. Çdo gjë do shkoje ashtu si e kishit imagjinuar dhe do keni kohe te kaloni me mikeshat tuaja. Beqaret papritur do vërejnë se dikush po i vështron me shume kujdes. Shfrytëzojeni këtë mundësi. Situata financiare do jete goxha e qëndrueshme dhe do mund te kryeni transaksionet e duhura.

Gaforrja
Sektori i dashurisë do jete plot ngjyra gjate kësaj dite. Do keni surpriza te njëpasnjëshme me atë qe keni ne krah dhe do ia kaloni me se miri me njeri-tjetrin. Beqaret do përfitojnë pa fund nga liria qe kane dhe do joshin te gjithë ata qe do iu pëlqejnë. Plutoni do jete planeti qe do e konsolidoje sektorin e financave dhe çdo gjë do shkoje me se miri ne këtë plan.

Luani
Dite mjaft e turbullt sot për jetën sentimentale te çifteve. Do keni debate te shumta me partnerin dhe nuk do arrini dot t’iu gjeni zgjidhje menjëherë. Kujdes! Beqaret do e kenë mendjen vetëm te argëtohen dhe nuk do iu pëlqejnë shume lidhjes serioze. Përmirësimi i financave do jete i menjëhershëm dhe i papritur. Përfitoni sa te mundni dhe Beni investimet e duhura.

Virgjeresha
Klima për jetën sentimentale te çifteve do jete mjaft e ngrohte sot. Do i shihni gjerat me kthjelltësi dhe do mendoni edhe për te ardhmen. Beqaret me shume gjasa do nisin një histori dashurie sekrete, por mjaft pasionante. Rrjedha e jete suaj do ndryshoje përfundimisht. Financat do jene pak me te mira se ditët e fundit fale maturisë te treguar.

Peshorja
Është e kote te mundoheni te ruani harmoninë ne çift sot sepse partneri do jete i acaruar dhe nuk do ndalet se shprehuri çdo kritike. Për sa iu përket beqareve, ata do kenë një dite me entuziazmuese dhe te mbushur me takime te bukura. Ne planin financiar do jeni me te gatshëm se kurrë te merrni masa strikte. Vërtet dita e sotme do jete e vështirë, por shume shpejt do vijnë përmirësimet.

Akrepi
Ka shume mundësi qe t’iu sillet neper mend ideja e njeh ndarjeje te mundshme sot. Ne fakt ka disa kohe qe mosmarrëveshjet ne çift janë bere te padurueshme. Beqaret do kenë një dite tereshit ndryshe. Jo vetëm takimet nuk do mungojnë, por priten edhe dashuri me shikim te pare. Situata financiare do vije duke u përmirësuar. Shlyeni fillimisht borxhet qe keni.

Shigjetari
Çiftet do fillojnë te mendojnë për projekte te përbashkëta sot. Kjo do iu afroje edhe me shume me njeri-tjetrin dhe do njohin ane te tjera te karakterit. Beqaret do njohin një person shume te veçante dhe te qeshur. Shfrytëzojeni këtë mundësi sepse jo çdo dite dalin persona te tille para. Plutoni do iu mbroje financat dhe nuk do iu lejoje te shpenzoni pa u menduar.

Bricjapi
Jeta sentimentale e çifteve do jete e ekuilibruar gjate kësaj dite. Për disa priten edhe te merren vendime te rëndësishme mbi te ardhmen. Beqaret do kenë disa takime, por do jene te shpërqendruar dhe nuk do i njohin si duhet personat. Financat ne përgjithësi do jene te mira, megjithatë për investimet e mëdha duhet pritur edhe pak kohe me tepër.

Ujori
Fale mbështetjes se Jupiterit dhe Neptunit, marrëdhënia ne çift do jete e shkëlqyer gjate kësaj dite. Do i lini pas mosmarrëveshjet qe keni pasur dhe do mendoni vetëm mbi te ardhmen. Beqaret do kenë një nga takimet me te rëndësishme te jetës se tyre, prandaj duhet ta shfrytëzojnë. Ne planin financiar mos ndërmerrni rreziqe shume te mëdha.

Peshqit
Dita do filloje paqësisht për çiftet, por ne orët e drekës gjithçka do ndryshoje. Do jeni ju qe do bëni disa gabime dhe kjo mund ta acaroje jashtë mase partnerin. Për beqaret do jete një dite si gjithë te tjerat. Nuk do keni mundësi reale për takimet qe keni ëndërruar. Planetët nuk do ndikojnë fare tek situata financiare, prandaj nëse nuk doni probleme menaxhojini me kujdes te ardhurat.

Author: horoscope