Dashi
Dite mjaft e favorshme dhe e mbushur me kënaqësi kjo e sotmja për te dashuruarit. Planetët do i keni gjate gjithë kohës aleate dhe gjithçka do shkoje me se miri. Beqaret do kenë mundësi te shumta për njohje te reja, por nuk do ndihen shume te sigurte për hapat qe duhet te hedhin. Situata financiare do përmirësohet mjaft dhe nuk do keni për çfarë te ankoheni me.
Demi
Jeta sentimentale e çifteve do jete mjaft e mire sot. Nuk do keni debate me personin qe keni ne krah dhe do jeni te gatshëm te flisni hapur me te për çështje delikate. Beqaret me ne fund do kenë fat ne dashuri dhe do takojnë personin qe iu përshtatet me tepër. Problemet financiare do jene goxha te vështira për t’u kaluar sot. Tregohuni shume te kujdesshëm.
Binjaket
Mos luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot sepse ka rrezik te përballeni me probleme serioze me pas. E mira do jete te përkujdeseni me shume për lidhjen qe keni krijuar dhe te ndani se bashku çdo mendim. Beqaret do vazhdojnë te mbeten edhe sot vetëm. Financat do kenë disa vështirësi, por ato do kalojnë sa hap e mbyll sytë. Mos u shqetësoni!
Gaforrja
Lërini me tepër vend imagjinatës sot nëse doni te përjetoni me shume kënaqësi ne jetën tuaj ne çift. Planetët do kujdesen me tepër për qetësinë dhe klimën harmonike. Pjesa me e madhe e beqareve do kenë veçse mundësi për aventura emocionuese, por shume te shkurtra. Ekuilibri buxhetor do jete i rrezikuar. Mos luani me zjarrin sepse keni për t’u djegur.
Luani
Dite mjaft sensuale kjo e sotmja për te dashuruarit. Do e përkëdhelni partnerin, por edhe ai nga ana e tij do mendoje t’iu beje shume surpriza ne mënyrë qe te ndiheni sa me mire. Beqaret do vazhdojnë te jene ende ne kërkim te princit te tyre te kaltër. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Mund te shpenzoni për gjerat me te nevojshme pa u shqetësuar shume.
Virgjeresha
Ne përgjithësi jeta ne çift nuk do jete shume e qete gjate kësaj dite. As ju dhe as partneri nuk do dëshironi te toleroni aspak dhe kjo mund te sjelle konfuzin. Beqareve do iu pëlqejë jashtë mase një person, por nuk do guxojnë ta shprehin këtë. Nëse prisni me shume sesa duhet dikush tjetër mund t’ua rrëmbejë. Ne planin financiar fatmirësisht gjerat do shkojnë me se miri.
Peshorja
Gjerat nuk do shkojnë shume mire sot ne jetën sentimentale te çifteve. Nuk do keni shume besim tek personi qe iu qëndron pranë dhe gjate gjithë kohës do grindeni me te. Beqaret do kenë mundësi te shumta për te filluar një histori te bukur dashurie. Shfrytëzojini te gjitha mundësitë qe do iu jepen. Ne planin financiar duhet te merrni masa strike dhe te bëni një riorganizim te situatës.
Akrepi
Nëse jeni ne një lidhje mundohuni te mos tregoheni te padrejte me personin qe keni ne krah. Nga ana tjetër mos veproni për gjithçka sipas mendjes suaj sepse do keni probleme serioze. Beqaret do vazhdojnë te kenë te njëjtin status edhe sot. Fati nuk do jete me ta ne planin e dashurisë. Situata financiare do jete paksa me delikate. Tregohuni shume te kujdesshëm.
Shigjetari
Ne planin sentimental do keni fat sot dhe çdo gjë do shkoje ashtu si ju e keni dëshiruar. Ata qe janë ne një lidhje do e përforcojnë bashkëpunimin me partnerin dhe do iu japin zgjidhje problemeve qe iu kishin dale para. Beqaret do e gjejnë princin e tyre te kaltër dhe do ndihen me se miri për këtë fakt. Ne planin financiar nuk do keni as probleme dhe as surpriza.
Bricjapi
Nëse nuk doni te keni probleme serioze ne jetën tuaj ne çift sot, duhet te tregoheni me realiste dhe t’i mbani gjithë kohës këmbët ne toke. Edhe beqaret duhet te bëjnë te njëjtën gjë. Jo çdo gjë ne jete është si ne një telenovele. Mos iu besoni te gjithë personave qe do iu joshin. Ne planin financiar do keni përmirësime te ndjeshme te situatës.
Ujori
Fati do jete ne anën tuaj sot ne dashuri, kështu qe nuk duhet te shqetësoni për asnjë gjë. Ata qe kane kohe bashke do mendojnë te krijojnë një familje dhe te sjellin ne jete fëmijë. Beqaret do ndihen mire me miqtë e te afërmit dhe nuk do kenë nevoje urgjente për një person ne krah. Ne planin financiar duhet te bëni kujdes me shpenzimet marramendëse.
Peshqit
Te nxitur nga Venusi do i jepni me shume rëndësi jetës suaj ne çift gjate kësaj dite. Do tregoheni me te ëmbël dhe me te ngrohte me personin qe keni ne krah dhe do e toleroni pak me tepër njeri-tjetrin. Beqaret do kenë takime te shumta, por asnjeri nuk do iu përshtatet. Ne planin financiar mos filloni operacione te rrezikshme sepse do keni probleme.