
Drejtoria Vendore e Policisë në Durrës tha se bie në prangat e uniformave blu një 27-vjeçar dhe proçedohet në gjëndje të lirë 1 tjetër, për veprën penale të vjedhjes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin N. M., 27 vjeç dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasi i mitur K. V., 15 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i shtetasit N. M., u bë pasi duke përdorur shtetasin e mitur K. V., e ka detyruar të vjedhë në disa supermarkete, shishe me pije alkoolike, të cilat më pas do i shiste kundrejt fitimit.