Personat më ziliqarë u përkasin këtyre 3 shenjave të horoskopit

Që në fëmijëri na mësohen vlerat e mirësisë dhe rëndësia e të uruarit për tjetrit atë që dëshiron edhe për veten.




Megjithatë ndodh edhe që në një moment apo në një tjetër të ndihemi xhelozë dhe ziliqarë për disa persona që kanë aftësi dhe cilësi më të mira dhe ndodhen nëpër situata shumë herë më të kënaqshme se tonat. Ka disa personat që bëhen më ziliqarë se kushdo dhe ata iu përkasin këtyre shenjave astrologjike.




Luani/ Personat e kësaj shenje janë egoistë. Ata mendojnë se janë më inteligjentë se të tjerët dhe se meritojnë të kenë një pozicion më të lartë në jetë. Në konceptimin e tyre ata kanë të drejtën të shkëlqejnë dhe të jenë mbi të gjithë. Kur shohin dikë që ka më shumë aftësi dhe cilësi bëhen menjëherë ziliqarë pavarësisht se nuk e shprehin. Në disa momente luanët mund të arrijnë edhe deri atje sa të manipulojnë dhe të krijojnë debate për të ulur tjetrin.




Peshorja/ Qëllimi kryesor i personave të kësaj shenje është të ruajnë ekuilibrin në çdo fushë. Kur dikush kërcënon këtë ekuilibër atëherë do fillojë zilia. Reagimi nuk do jetë i dukshëm, por ata do ziejnë nga brenda. Në të tilla raste peshoret do mundohen të përdorin aftësitë e tjetrit në favor të tyre. Askush nuk kupton asgjë sepse ata tregohen mjaft të sjellshëm dhe të ëmbël.




Akrepi/ Personat e kësaj shenje janë më të zymtët e zodiakut. Për të arritur atë që duan ata janë gati për çdo lloj sakrifice. Nëse dikush i pengon apo ua kalon, ata bëhen shumë xhelozë dhe mund të reagojnë çuditshëm. Në raste xhelozie dhe zilie, akrepat bëhen manipulues perfektë. Ata mund t’i komplimentojnë të tjerët dhe mund t’i inkurajojnë, ndërkohë që në të vërtetë po bëjnë planet për hapat e radhës.



Author: horoscope