Po hyjmë në gjysmën e dytë të Dhjetorit, Susan Miller tregon 3 shenjat që shkëlqejnë në ditët e mbetura të 2021

Gaforrja

Duket se ka shumë aktivitet në zyrë, ndaj mos supozoni se dhjetori do të jetë një muaj i vogël i qetë. Një eklips diellor në Shigjetar në 3-4 do të jetë arsyeja për fluksin e detyrave të reja dhe ka të ngjarë të jeni të lumtur, kështu që mund ta çoni ekipin drejt një përfundimi të suksesshëm.

Më 3-4 dhjetor, Dielli, Hëna e re dhe Mërkuri do të mblidhen në shtëpinë e gjashtë të projekteve, dhe Marsi së shpejti do të hyjë në të njëjtën pjesë të grafikut më 13 dhjetor, duke vendosur pikat mbi i për projektet tuaja.

Kjo atmosferë e ngarkuar po vjen në periudhën më të tensionuar të vitit për shumicën e njerëzve dhe me rritjen e detyrave të shtëpisë dhe familjes, mund të mendoni se ky është një muaj i mundimshëm. Bëni pushime dhe gjeni mënyra për të marrë frymë – do të jeni më produktivë nëse e bëni këtë, edhe pse mund të tingëllojë e pamundur.

Nga Hëna e plotë, 18 dhjetor, në pjesën më private të grafikut, kini kujdes që të mos lini pas dore jetën sociale. Qëndrimi në shtëpi, të mbështjellë nga ngrohtësia e familjes, do të ndikojë për mirë. Jupiteri do t’i dërgojë një rreze Diellit, kështu që ka të ngjarë të shihni një bonus ose rritje brenda pesë ditëve nga kjo Hënë e plotë. E gjithë puna që keni bërë në fillim të muajit është vënë re me siguri nga syri vigjilent i eprorëve dhe përkushtimi e performanca e shkëlqyer do t’ju bëjë që të merrni një shpërblim bujar tani ose në shkurt.

Në këtë muaj jashtëzakonisht të rëndësishëm, Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit, do të zhvendoset te Peshqit më 28 dhjetor, për të qëndruar në pjesën më të madhe të vitit 2022. Ky është një lajm fantastik për ju, pasi Peshqit janë një shenjë uji si Gaforrja dhe do të hyjë një kohë shumë e dobishme. Njerëz dhe vende të huaja mund të zënë vend dukshëm në jetën tuaj. Marrëdhënia me klientët dhe njerëzit më të lartë ka të ngjarë të jetë e qetë dhe e suksesshme.

Nëse nuk keni udhëtuar për shkak të pandemisë, mund të ndiheni të sigurt për të shkuar në fillim të marsit 2022 ose në nëntor ose dhjetor 2022, kështu që ndoshta mund të planifikoni tani. Udhëtimi mund të bëhet për biznes ose kënaqësi. Ka fusha të tjera fitimi që mund t’ju vijnë për shkak të lëvizjes së Jupiterit te Peshqit për herë të parë në më shumë se një dekadë, duke përfshirë fat të mirë me transmetimin ose publikimin e projekteve, dhe ndoshta, publicitet shumë të favorshëm për punën tuaj gjithashtu.

E dashur Gaforre, keni kaluar shumë teste të jetës, por më në fund, batica do të kthehet në favorin tuaj. Keni kaq shumë për të pritur tani dhe në Vitin e Ri.

Shigjetari

Ky do të jetë një super muaj për të mbyllur vitin! Tre trupa qiellorë do të mblidhen në shenjën tuaj- Mërkuri, Dielli dhe eklipsi i Hënës së Re në 3-4 dhjetor. E gjithë kjo energji do të vijë në 13 dhjetor dhe do të qëndrojë pothuajse përgjatë gjithë janarit.

Eshtë konsideruar gjithmonë avantazh i madh të kesh Marsin në shenjën tënde, pasi do t’ju jap kurajo, vetëbesim dhe energji për të vazhduar para. Sigurisht që ndoshta nuk do të jeni fitues në të gjithë projektet tuaja, por do të punoni me intensitet, pasion dhe motivimi juaj do të jetë i parezistueshëm. Të gjithë do të duan t’ju mbështesin duke pritur që shkëlqimi i florinjtë të bjerë gjithashtu mbi ta.

18 dhjetori vjen me lumturi dhe përfitime për ju. Hëna e Plotë do të ndriçojë shtëpinë tuaj të përgjegjësive dhe martesës. Të gjithë ju që jeni në një lidhje serioze, mund të fejoheni, martoheni këtë kohë. Nëse jeni aktualisht të martuar, mund të vendosni një qëllim në çift dhe të punoni për ta arritur bashkë. Vetëm mendimi i materializimit të ëndrrës suaj do t’ju emocionojë.

Diçka tjetër shumë e rëndësishme do të ndodhë këtë muaj aty rreth datës 28 dhjetor. Po prisni të zhvendoseni në një tjetër shtëpi? Ky është viti më i mirë për të gjetur apartamentin e ëndrrave në lagjjen që keni dashur gjithmonë. Mos zgjidhni për opsionin e dytë më të mirë, prisni të dalë kështjella juaj e ëndrrave. Filloni kërkimet në shkurt dhe mars pasi janë muajt më me fat.

Mund të shpenzoni më shumë nga çfarë kishit planifikuar, por vlera e shtëpisë që do të blini do t’ju bëjë ta kuptoni diferencën. Nëse më vonë e shisni, do të mund të përfitoni edhe më shumë para, prandaj është investim i zgjuar. 2022-shi është vit i mirë edhe për të rinovuar, për të bërë rregullime apo për të lyer shtëpinë.

Nata e Vitit të Ri do të jetë ditë e mbarë për ju- vetëm vendoseni si doni ta festoni dhe të realizohet. Bëjeni sipas mënyrës suaj, një darkë elegante buzë detit ose në shtëpi me familjen dhe qirinjtë mbi tryezë. Zgjidh çfarë i bën mirë zemrës suaj, ajo do të fitojë.

Bricjapi

Ky muaj vjen duke ju pëshpëritur “kujdesuni me më shumë delikatesë për veten”. Nëntori s’ishte muaj i thjeshtë për askënd me lajmet e papritura dhe ndryshimet dinamike të kushteve. Sidoqoftë, dhjetori do të jetë i qetë, i paqtë dhe do t’ju japë kohë të merrni frymë lirisht.

Në fillim të dhjetorit, aty nga data 3-4 do të shihni sesi mbyllet një cikël dhe hapet një i ri. Sapo të hyni në periudhën e ditëlindjes, Marsi “do t’ju detyrojë” të punoni fort në vetmi, aty ku përqëndroheni më shumë, për të arritur kështu përfundimin e një projekti të rëndësishëm. Prandaj, nëse keni kohë të lirë tani, shfrytëzojeni pasi pas datës 24 janar do ta keni më të vështirë për ta bërë.

Gjatë kësaj kohe, nëse i keni vënë ndonjë qëllim vetes është periudha perfekte për ta zbatuar. Kushtojini vëmendje gjumit, aktivitetit fizik dhe shëndetit mendor. Mund të nisni duke filluar nga sot, që viti i ardhshëm t’ju gjejë në versionin më të mirë tuajin.

Hëna e Plotë e 18 dhjetorit do ta vërë theksin në shëndetin tuaj. Ndoshta keni për të bërë analizat vjetore, por mos u shqetësoni për përgjigjet pasi lajme të mira ju presin.

Përsa i përket punës, do të merreni me një projekt të rëndësishëm +/- 4 ditë nga 18 dhjetori. Nëse jeni të vetëpunësuar, klienti do të jetë shumë i kënaqur me arritjet tuaja dhe do t’ju paguajë në mënyrë të menjëhershme, duke premtuar vazhdimësi bashkëpunimi. Nëse punoni për të tjerët, mund të merrni një bonus për punën e mirë që bëni.

Progresi në karrierë do të nisë të ngadalësohet nga 19 dhjetori në 29 janar, kur Afërdita të jetë në prapavijë, por fatmirësisht kjo prapavijë mund të zgjasë vetëm disa javë.

Ti kujdesesh shumë për rritjen e produktivitetit në punë, por gjatë periudhës së prapavijës përpiquni të qëndroni të qetë dhe merrni gjërat më ngadalë. Jepini vetes kohë për të pushuar dhe rifilloni sërish pas fundit të janarit. Mos publikoni asnjë produkt të ri nëse punoni në një industri të tillë gjatë periudhës së prapavijës. Prisni deri në datë 4 shkurt.

Nga ana tjetër, Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 14 janari në 3 shkurt, prandaj është e rëndësishme që disa gjëra t’i bëni në fillim të dhjetorit ose vendimet e rëndësishme t’i merrni pas 4 shkurtit. Në 28 dhjetor mund të blini një makinë të re, mund të udhëtoni larg vendit tuaj më shumë se zakonisht dhe gjtihashtu mund të zhvilloni aftësitë tuaja në artin e komunikimit, marketingut dhe shitjeve.

Përsa i përket jetës personale, fillimi i 2022-shit do të sjellë një romancë surprizë. Duhet të jenë entuziastë për dhjetorin dhe çfarë vjen pas tij!

Author: horoscope