Saimiri i “Love Story” tregon vështirësitë e lidhjes në distancë me Merin dhe cfare ka zbuluar për të

Për shkak të punës, Saimiri është larguar në Gjermani, duke e mbajtur lidhjen në distancë me Merin, vajzën të cilën njohu në “Love Story”.

Në një intervistë për mediat, ai tregon se lidhja në distancë është e vështirë dhe ka zbuluar një anë të Merit që nuk e njihte.

Saimiri tregon se Meri është nevrike dhe sipas tij, kjo gjë nuk i shkon asaj.

“Edhe pse nuk jemi afër, sepse mua m’u desh të largohesha patjetër për në Gjermani, ne sigurisht që komunikojmë çdo ditë, disa herë në ditë. Edhe do të përpiqem që të shihemi sa më shpejt. Meri është një vajzë e mrekullushme dhe e njëjta si e njoha në ‘Love Story’, por kam zbuluar edhe një anë nevrike të sajën që mua më bën të qesh, sepse nuk i shkon. Lidhjet në distancë janë të vështira dhe tani do të duket sa e fortë është dashuria”, u shpreh Saimiri.

/Panoramaplus.al

Author: horoscope