SHENJA E BINJAKEVE : Tiparet Fizike, stili dhe veçoritë e tjera (22 Maj – 21 Qershor)
Fytyra: Sytë nuk janë të mëdhenj, por janë të ndritshëm dhe mund të jenë blu, gri, të kaltër ose në ngjyrë kafe. Shprehja e fytyrës është plot drite dhe jetë, por gati për të ndryshuar nga momenti në moment. Ata janë nervozë dhe kjo duket sidomos në sytë e tyre të mprehtë. Buzët janë të plota dhe goja është ekspresive. Lëkura ka ngjyrë të zbehtë, por mund te nxihet nga dielli lehtësisht.
Trupi: Shtati i tyre është mesatar, por mund të gjesh edhe persona të shkurtër.Supet janë zakonisht jo shumë të gjera. Trupi i njerëzve të shenjës së Binjakëve bën lëvizje të shpejta dhe është i stërvitur. Energjia e tyre është dinamike dhe e gjallë.
Burrat / Gratë
Burri Binjakëve: Ai është i gjatë dhe i hollë, me krahë dhe këmbë të gjata.
Gruaja e Binjakëve: Gruaja e kësaj shenje është fizikisht e hollë. Ka një fytyrë ekspresive, me lëkurë me pak pigment, më buzë të bukura dhe mishtore.
Vecori Te tjera Mërkuri, planeti që e udhëheq këtë shenjë, i jep Binjakëve një mendje të mprehtë dhe talent në të shkruar e në të folur. Ata flasin shumë shpejt. Mund të bëjnë lëvizjen e rradhës kur ju nuk e prisni fare. Këta persona janë disi të prapë në menyrën sesi sillen. Kur arrijnë të trullosin të tjerët, ata cuditërisht marrin kënaqësi. Fëmijët e vegjel i pëlqejnë personat e shenjës së Binjakëve dhe do të duan të rrinë me ta, pasi do ndihen sikur po lozin me nje moshatarin e tyre, te mbushur me hare e gëzim fëminor.
Binjakët zakonisht janë ankthioze dhe ndonjëherë të nevrikosur, prandaj janë të prirur që t’i shtyjnë gjerat që kanë për të bërë për më vonë. Ata mërziten shumë shpejt me diçka që po merren dhe kjo i ben te ndihen të lodhur dhe të përtojnë që t’a mbarojnë atë që kanë marrë përsipër. Ata janë të prirur që ta harxhojnë kot energjinë e tyre, duke qënë se merren me shumë gjera në të njëjtën kohë.