SHENJA E DASHIT : Tiparet Fizike, stili dhe veçoritë e tjera (21 Mars – 20 Prill)
Për këtë shenjë, simboli është Dashi dhe në të vërtetë që ai i personifikon më së miri njerëzit e kësaj shenje. Këta persona i gjen në dy tipologji të dallueshme qartazi nga njera-tjetra.
Lloji i parë: janë shtatlartë, të hollë në trup, me shpatulla të bukura, lëkurë e zbehtë, gati e tejdukshmedhe sy me shkëlqim. Ai ose ajo është i mirë në të shkruar, nuk flasin shumë gjatë dhe janë më të qëndrueshëm si natyrë.
Lloji i dytë ka flokë që anojnë nga ngjyrat e ndezura, sytë janë më të errët, është më i shkurtër, vjen pak topolak, ngjyra e lëkurës është më e nxirë deri në një ton të artë. Ai / ajo ka pamje të shqetësuar, disi i paqëndrueshëm dhe shumë llafazan. Nuk është shumë i aftë në të shkruar, por mjaft i zoti në ceshtjet e biznesit.
Fytyra: Fytyra ka formën e një trekëndëshi. Parë në profil, hunda është e drejtë dhe e gjatë;buzët janë pak të dala, qoftë buza e larte, qoftë e poshtme.
Flokët: mund të kenë një nuancë të kuqërremtë në to, pavarësisht si është ngjyra e flokëve , e cila mund të jetë edhe kafe e hapur. Dashët mund të ketë probleme me rënien e flokëve. Flokët në shumicën e rasteve kanë qimen e trashë dhe duken të ashpër kur i prek. Meshkujt e kesaj shenje mund ti gjeni me flokë kacurrela.
Trupi: Meshkujt dhe femrat e Dashit zakonisht tentojne të kenë trup te hollë dhe në formë të mirë fizike. Trupat e tyre jane në përgjithësi të fuqishëm dhe me forma
Burrat / gratë Burri Dash: Trupi i tij është ose i gjatë dhe i hollë ose muskuloz. Ai ka shpatulla të gjera dhe krahë të gjatë. Gruaja Dash: Ajo gjithashtu ka një trup të stërvitur, por belin e ka të hollë. Fytyra e saj është me tipare të mprehta; një fytyrë që quhet e bukur. Fytyra e saj është me faqe rozë të lehtë, vetullat janë të drejta dhe buzët e holla. Këmbët e saj zakonisht janë të vogla.
Veçori të tjera: Njerëzit e shenjës së Dashit janë natyra energjike.Gjithmonë ka një lloj gjallërie rreth tyre. Ata bëjnë lëvizje të menjehershme dhe të shpejta. Dashët janë pasionantë, vital dhe të drejtëpërdrejtë.