SHENJA E DEMIT: Tiparet Fizike, stili dhe veçoritë e tjera (21 Prill-21 Maj )
Fytyra: Njerëzit e shenjës së Demit mund të kenë veshë që spikasin dukshëm. Zakonisht nofulla e tyre eshtë e mprehtë dhe ka një linjë të fortë. Edhe hunda është disi e shtypur dhe fytyra e gjerë. Buza e poshtme është e plotë dhe mund të qëndrojë pak jashtë, por duket joshese. Flokët kanë prirjen të jenë me onde dhe sytë të errët. Ky kombinim zakonisht i jep një pamje seksi shumicës së njerëzve të shenjës së Demit.
Trupi: Duke patur si simbolikë Demin, fiziku i këtyre njerëzve të kësaj shenje është zakonisht jo shumë i gjatë dhe i mbushur. Trupi i një Demi ka përmasa të këndshme, por ai/ajo duhet të kujdeset vazhdimisht për peshën e tij.Muskujt e trupit janë të dukshme dhe i japin hijeshi trupit te Demit. Këmbët mund të jenë të shëndosha. Qafa e tyre është zakonisht e trashë.Kockat e gishtave janë të dala.
Burrat / Gratë
Burrat dhe gratë Demi janë zakonisht tërheqës dhe interesantë.
Burri Demi: Mashkulli i kësaj shenje ka tendencën të jetë pak mbipeshë. Kokën e ka në formë katrore. Flokët janë ngjyrë e errët dhe fije e trashë. Sytë janë të errët gjithashtu. Supet janë të gjera dhe të rëna.Ai padyshim ka një trup të forte dhe fytyra e tij është e plotë. Ky burrë ka një pamje të mire dhe shpesh herë do t’ ju duket seksi.
Gruaja Demi: Ajo është gjithashtu kockë gjerë dhe me një bust të bollshëm. Ajo mund ta mbajë mirë peshën e saj mbi ijet e saj të plota.Vetullat e saj janë zakonisht të plota dhe të mrekullueshëm.Hunda e saj është e bukur në përsosmëri. Ka një gojë seksualisht joshëse dhe fytyrë fine. Supet dhe shpatullat i ka të drejta. Trupi është si trup atleteje dhe duket i fortë. Sytë i ka shprehës dhe ka një qëndrim joshës.
Vecori të tjera: Keta persona kanë epsh seksual në nivele të larta. Zëri i tyre është melodioz. Sytë kanë zakonisht vështrim të butë, po kur Demi inatoset, pamjen e tyre egërsohet, sytë errësohen dhe kokëfortësia dallon lehtësisht në qëndrimin e tij. Demat kanë ecje të rëndë, pasi vendosin thembrën të parën. Njerëzit e shenjës së Demit janë të lindur me forcë vitale, por edhe shpenzojnë shumë energji. Energjia duhet të përdoret në mënyrë të dobishme ose ajo do t’i konsumojë shumë ata dhe ti çoj drejt një plakje të hershme. Gjëra të tjera që vënë në rrezik shëndetin e tyre janë: epshi, pija alkoolike, mospërmbajtja e nervave, ngrenia pa kriter dhe plogështia. Mund të ketë një sërë sëmundjesh që kanë të bëjnë me fytin, si: fyt i lënduar edhe bronkite; kjo probleme më së shumti shfaqen kur Demat nuk shplodhen mjaftueshëm.