SHENJA E GAFORRES : Tiparet Fizike, stili dhe veçoritë e tjera (22 Qershor – 23 Korrik)
Fytyra: Tiparet e fytyrës janë zakonisht tërheqëse, por të vogla. Forma e fytyrës është e plotë. Nofulla është e fortë dhe e dukshme. Sytë janë shpesh herë në ngjyrë gri ose blu. Vetullat janë me hark të theksuar. Buzët kanë tendencën të jenë të plota dhe buzëqeshja duket e madhe. Zakonisht hunda është me majë. Flokët më shpesh i gjen në ngjyrë kafe. Ngjyra e lëkurës mund të jetë e lehtë, por ka raste kur anon nga e zbehtë.
Trupi:Njerëzit e Gaforres kanë gjatësi trupi mesatare dhe zakonisht janë të hollë. Krahët dhe këmbët janë shumë të holla në krahasim me trupin. Por edhe po ta vlerësosh trupin në tërësi, krahët janë më të gjatë sesa duhet për atë trup. Edhe busti (nga mesi e lartë) është më i gjatë në propocion me pjesën poshtë të trupit. Duart dhe shputat e këmbeve janë të forta dhe të mëdha.
Burrat / Gratë
Burri Gaforre: Ai ka një trup mesatar, me duar dhe këmbe zakonisht të mëdha. Në shumë raste, edhe koka është më e madhe se mesatarja. Vetullat janë të theksuara dhe balli i dalë disi jashtë. Hunda mund të jetë me majë të ngritur.
Gruaja Gaforre: Ngjyra e saj e lëkurës është gjithë dritë. Ajo ka një bel të hollë dhe një bust të mjaftueshëm. Peshën më të madhe e ka të ijet dhe kofshët.Nofulla e saj është e theksuar. Sytë e saj janë të vendosur thellë në zgavra dhe ka shumë Gaforre që mbajnë syze për të korrigjuar miopinë.
Veçori të tjera: Njerëzit e shenjës së Gaforres janë në përgjithësi të brishtë. Ata kanë lëvizje të ngadalta dhe ecin avash, por në mendime janë më të shpejtë. Kur janë të rinj, fytyra ka formë të mirë, por me kalimin e moshës, fytyra fillon të humbasë elasticitetin e saj dhe te bie. Nëse nuk bejnë ushtrime të vazhdueshme fizike, ata kanë prirjen të vënë bark dhe të shëndoshën më shume sec ç’ duhet. Kjo është një shenjë që nuk e ka të lartë forcën vitale. Gjithë ndjenjat e tyre ata i shprehin nëpërmjet lëvizjes së buzëve.