Shenjat që tregojnë se dikush po të manifeston

Manifestimi është një prej teknikave më të njohura, që të çon drejt realizimit të dëshirave të tua. Ideja themelore përkon me faktin se mendja jote arrin të krijojë realitetin tënd, ndaj mendimet që dominojnë, janë ato që krijojnë.




Në shumë raste, manifestimi ndodh edhe pa vetëdije dhe ka disa shenja që e tregojnë qartazi se dikush po të manifeston në jetën e vet.

1. Jeta jote ndryshon në mënyrë të papritur




Kur dikush të manifeston, ndryshon kursi i ngjarjeve dhe sigurisht, edhe jeta jote. Për shembull: një ndryshim pune apo shtëpie, që të afron me personin që po të manifeston.

2. Ndihesh sikur ke takuar shpirtin binjak




Nuk ka rëndësi sa njerëz takon, sërish nuk ndihesh i/ e përmbushur, sepse në fakt, universi po të shtyn drejt një personi specifik.

3. Ke në mendje vetëm një person

Nëse të kujtohet shpesh, gjithçka që sheh të lidh me të, apo ndien dëshirën që t’i dërgosh një mesazh; të gjitha tregojnë se personi po të manifeston.




4. Sheh kudo numrat e engjëjve

“111”, “222”, apo “555” të shfaqen kudo? Universi dhe engjëjt po kujdesen që të gjesh dashurinë.

Author: horoscope