
Autoriteti Portual i Durrësit, ka publikuar pak momente më parë, një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook” të dhënat rreth proçesit të punës së përpunimit të mallrave nga dita e sotme. Sipas postimit anija tregtare “CONTSHIP IVY”, po shkarkohen 227 njësi konteinerike me mallra të ndryshme.
Postimi i plotë:
Nga procesi i përpunimit të anijes tregtare “CONTSHIP IVY”, nga e cila po shkarkohen 227 njësi konteinerike me mallra të ndryshme, me peshë totale të ngarkesës së importit rreth 5 mijë tonë. Anija ka lundruar nga Porti Bar (Mali i zi) dhe pas përpunimit në Portin e Durrësit do të vijojë më pas udhëtimin drejt Gioia Tauro(Itali). Procesi i shkarkimit të konteinerëve nga anija në kamionë po kryhet nga elektrovinçi portual, me asistencën e disa prej risterkerave përpunues në Terminalin e Kontienerëve. #ÇdoDitëNëPunë #MaritimeAlbania