
Shkencëtarët kanë parashikuar se viti 2018, do të jetë viti i tërmeteve shkatërruese. Termetet vitin e ardhshëm do të vijnë për shkak të ngadalësimit të rrotullit të Tokës. Ekspertët paralajmërojnë se ky vit ka qenë ‘i lehtë’ vetëm me 6 tërmete të mëdha.
Ndërsa vitin e ardhshëm mund të kemi të paktën 20 tërmete që do shkaktojnë dëme serioze dhe pritet të bien në rajonet tropikale ku jetojnë rreth 1 miliardë njerëz.
Ndryshime e vogla në shpejtësinë e rrotullimit të planetit tonë do të shkaktojnë aktivitet të madh sizmik duke lëshuar sasi të mëdha të energjisë nëntokësore, raporton Daily Mail.