Dashi- Shumë shpejt!
Dashi njihet si një shenjë pasionante. Njerëzit e kësaj shenje janë gjithmonë duke jetuar në moment dhe nuk e vënë kurrë në dyshim veten. Kur bëhet fjalë për të rënë në dashuri, nuk ka asnjë shenjë që e bën këtë më mirë se ata.
Dashi është udhëheqës, i guximshëm dhe i pëlqen të jetë në vendin e shoferit.
Pasi i vënë syrin dikujt, ata janë të vendosur dhe të përqendruar tek ai person… derisa vendosin se nuk është kjo ajo që duan më. Dashi adhuron emocionin që vjen me dashurinë, por t’i bësh ata “të qëndrojnë në dashuri” është një punë më vete. Janë një nga shenjat që bien brenda shumë shpejt, por mund të largohen po aq shpejt.
Demi- Ngadalë
Demi, shenja më sensuale e zodiakut ka nevojë të ndjejë një tërheqje fizike, para së gjithash.
Njerëzit e kësaj shenje kanë nevojë për njerëz të fortë dhe të qëndrueshëm. Duhen më shumë se disa takime, që ata të ndihen të sigurt për vazhdimësinë e një marrëdhënieje. Demët nuk duan të dalin në takime kot, nëse nuk iu intereson vërtet shumë personi me të cilin do dalin.
Një Demi i duhet pak kohë të dashurohet, ama nëse ndodh, ata qëndrojnë të dashuruar për një kohë vërtet të gjatë.
Binjakët- Ngadalë
Binjakët janë një shenjë që kërkon pak kohë për t’u dashuruar. Ata janë njerëz shumë socialë dhe iu pëlqen të dalin dhe të takojnë njerëz të rinj. Për ta, takimet (dating) kanë të bëjë vetëm me hulumtimin e opsioneve. Në mënyrë që të mbani një Binjak të interesuar aq sa të dashurohet, ju duhet t’i stimuloni ata mendërisht. Kjo shenjë tërhiqet nga inteligjenca, batuta dhe sarkazma.
Binjakët mërziten shpejt dhe ndoshta, atyre iu duhet pak kohë për të pranuar se kanë rënë në dashuri.
Gaforrja- Shumë shpejt!
Gaforret njihen si shenja të ndjeshme dhe empatike. Ata priren të jenë pak të ndrojtur në fillim, por kanë shumë dashuri për të dhënë dhe s’e kanë problem të dashurohen shpejt.
Për këto shenja është i rëndësishëm komoditeti i shtëpisë. Një takim ideal për ta do ishte një mbrëmje në shtëpi, me ushqim të mirë dhe filma.
Kur ata gjejnë dikë që i sheh vërtet për ata që janë, ata lidhen emocionalisht dhe ka të ngjarë të qëndrojnë kështu për një kohë të gjatë.
Luani- Shumë shpejt
Shenja e Luanit është karizmatike dhe i merr vendimet shpejt, prandaj Luanët kanë prirje të dashurohen pak më shpejt seç duhet. Në momentin që dashurohen, ata janë njerëzit më besnikë në botë. Kjo është një cilësi e mirë, por që ndonjëherë i lëndon.
Për shembull, Luanët shpesh bien në dashuri me personin e gabuar dhe kjo mund t’i mërzisë në përpjekjen e tyre për ta ndryshuar atë person.
Luanëve u pëlqen t’i përkëdhelin egon në mënyrë jo shumë të dukshme. Nëse arrini ta bëni këtë si duhet, mund të keni vëmendjen e tyre.
Virgjëresha- Shumë ngadalë
Zakonisht, Virgjëreshat nuk nxitojnë shumë të dashurohen. Ato, në pjesën më të madhe të rasteve, kanë më shumë lidhje me punën dhe produktivitetin, se sa me romancën dhe takimet.
Virgjëresha nuk interesohet për askënd që do e konsideronte si “rrezik”, qoftë edhe rrezik emocional.
Në mënyrë që të fitoni zemrën e një Virgjëreshe, është e rëndësishme të ecni ngadalë dhe të lejoni që gjërat të zhvillohen natyrshëm.
Kjo është një shenjë serioze që do të bëjë zgjedhjen e duhur, që herën e parë. Prandaj, lidhjet e tyre janë të pakta në numër dhe afatgjata.
Peshorja- Shpejt
Peshorja është një tjetër shenjë e drejtuar nga Afërdita, që dashuron dashurinë dhe është një romantike e vërtetë në zemër.
Nëse ata gjejnë dikë që është i bukur nga brenda dhe nga jashtë, dhe i gatshëm të bëjë një përpjekje të barabartë për t’i ndjekur ata, ata mund të dashurohen shumë shpejt.
Për ta, marrëdhëniet kanë për qëllim të jenë partneritete dhe është e rëndësishme të gjejnë dikë që jep, po aq sa ata në një lidhje.
Akrepi- Ngadalë
Akrepat janë shenja uji që njihen si të thella, sensuale dhe të pasionuara. Ata i duan këto tipare dhe preferojnë t’i ketë edhe partneri i tyre. Akrepët nuk thonë gjithçka për veten e tyre, derisa t’ju besojnë plotësisht. Janë dyshues prandaj duhet të punoni për të fituar besimin e tyre.
Ata nuk lënë gjithkënd t’iu afrohet emocionalisht, prandaj kërkojnë kohë të dashurohen.
Shigjetari- Ngadalë
Nga të gjitha shenjat në zodiak, Shigjetari është shenja që në të vërtetë nuk ka nevojë për një marrëdhënie në mënyrë që të jetë i lumtur.
Ata janë aventurierë dhe dhe iu pëlqen të eksplorojnë. Për ta të biesh në dashuri ka të bëjë me gjetjen e partnerit të duhur dhe të qenit në momentin e duhur të jetës për të vazhduar një lidhje.
Mund të bien shpejt ose ngadalë, mjafton që partneri potencial të mos e mbysë ndjenjën e tyre të lirisë.
Bricjapi- Shumë ngadalë
Bricjapët marrin gjithë kohën që iu duhet kur bëhet fjalë për dashurinë. Ata duan njerëz që punojnë, janë të përgjegjshëm dhe marrin iniciativë. Shumë Bricjapë më të rinj e gjejnë veten duke u tërhequr nga njerëz më të mëdhenj në moshë, pasi ata ka më shumë të ngjarë të jenë të suksesshëm.
Ata zbatojnë të njëjtat metoda në biznes dhe në dashuri. Duan që dashuria t’ia vlejë.
Ujori – Shumë ngadalë
Ujori është një tjetër shenjë që nuk ka vërtet nevojë për një marrëdhënie romantike në mënyrë që të jetë e lumtur.
Zakonisht do shumë kohë që një Ujor të bjerë në dashuri. Në shumë raste, ata do bëhen shokë me dikë, para se të fillojnë një lidhje.
Peshqit- Shumë ngadalë
Nëse ka një shenjë që dashurohet me shikim të parë, janë Peshqit. Kjo shenjë bie në dashuri shpejt dhe si rezultat, është e prirur të lëndohet më shpesh sesa të tjerët. Në shumë raste, bien në dashuri me idenë e të ndjerit të dashuruar ose me personin që kanë krijuar në mendjen e tyre.
Peshqit drejtohen nga Neptuni, i cili është planeti i ëndrrave, fantazisë dhe mashtrimit.
Ata preferojnë që partnerët të jenë emocionalisht të kujdesshëm dhe të ndjeshëm ndaj tyre. Për sa kohë që e kanë këtë, mund të qëndrojnë të dashuruar përgjithmonë.
Burimi: Bustle