
Bricjapët janë shumë ambiciozë dhe të motivuar nga lekët, por kanë edhe një të anë shumë negative: nuk dinë të tërhiqen edhe kur e kanë gabim, apo po humbasin një debat!




Por, si mund ta fitosh një debat me një Bricjap?
Së pari, paç fat, sepse me thënë të drejtën do të të duhet
Bricjapëve s’para u mbushet shumë mendja, ose bëjnë sikur s’po marrin vesh argumentin kur shohin se po e humbasin debatin. Do të të duhet shumë durim dhe nerva për ta përballuar të gjithë presionin.




Mos u trego emocional
Nëse shpreh ndonjë ndjesi, e ke humbur debatin. Na beso, Bricjapët e urrejnë shprehjen e emocioneve dhe mendojnë se janë një pikë shumë e dobët, sidomos kur bëhet fjalë për një debat. Me qetësi dhe dashuri…
Sa më racional
Tregohu sa më racional/e dhe “shigjetoje” me argumentet e duhura, pasi mjafton një gabim dhe Bricjapët do ta përdorin kundër teje.




Mos u step
Nëse arrin t’i presësh rrënjët Bricjapëve, egoja e tyre e lartë do të rrëzohet. Do djersitesh pak, por ia vlen!