Akrepi është një shenjë shumë emocionale, kërkuese dhe ekspresive. Shpesh kërkon të kontrollojë një lidhje, aq sa bëhet edhe agresiv. Nëse do të jeni partner i një Akrepi, jeta juaj në shtrat do të jetë një telenovelë e gjatë dhe me shumë seri.
Femra Akrep: Femra Akrep ka një energji të jashtëzakonshme që është e pamundur ta injorosh. Është mbretëreshë e transformimit, mashtruese e dashurisë, dhe dinake. Di të jetë shumë misterioze, tinëzake, provokuese, por edhe emocionale. Akrepi femër është një grua ose vajzë flirtuese. S’do t’ia jepte zemrën lehtë një mashkulli, pasi për të është shumë e rëndësishme që ai t’i fitojë besimin paraprakisht.
Mashkulli Akrep: Është po ashtu natyrë shumë pasionante, mjaft dominues në lojërat e dashurisë dhe në shtrat. Bën gjithçka për ta kënaqur në shtrat partneren e tij, sepse fantazitë e tij seksuale nuk kanë kufi. Është e vështirë ta studiosh dhe ta kuptosh, është tmerrësisht i fshehtë.
Marrëdhëniet më të mira
Akrep – Akrep: Duke qenë të dy shenja uji kanë mundësi ta kuptojnë njëri-tjetrin që në ajër, por në të njëjtën kohë lidhja me të njëjtën shenjë është e rrezikshme, sepse krenaria që e karakterizon Akrepin është mjaft e fortë dhe ndonjëherë është e vështirë të gjendet se cili duhet të tolerojë në raste te veçanta. Megjithatë, lidhja Akrep-Akrep është ndër lidhjet më të forta dhe më emocionale.
Akrep – Virgjëreshë: Është një marrëdhënie që funksionon mjaft mirë për shkak se janë shenja që e admirojnë njëra-tjetrën dhe të dyja kanë një etikë pune për t’u admiruar. Edhe në një lidhje dashurie përpiqen që ta respektojnë në maksimum njëri-tjetrin dhe pothuaj gjithmonë e gjejnë gjuhën e përbashkët.
Akrep- Peshqit: Këto dy shenja kanë një tërheqje të menjëhershme, por kjo nuk zgjat shumë, sepse Peshqit fillojnë e bëhen posesivë me kalimin e kohës dhe kjo është krejt e papranueshme për Akrepin. Sido të jetë, ky bashkim është një lidhje që funksion Marrëdhëniet më të këqija on mirë dhe shpeshherë është jetëgjatë.