Sipas shenjës së horoskopit, si do të jetë dashuria gjatë verës?

Dashi

Sipas shenjës së horoskopit, si do të jetë dashuria

Ju nuk i thoni kurrë “Jo!” një mundësie për të qenë në qendër të vëmendjes, ndaj i/e dashur Dash, kjo verë fillon me ju që do të jeni ylli i shfaqjes. Dashuria është ndezur nga Venusi, planeti i dashurisë, i cili po endet sa andej-këtej Luanit të zjarrtë. Do ta kesh shumë të lehtë për të gjetur dikë që do kënaqeni pafund, ose në të kundërt dikush do të vijë te ju. Romanticiteti do të rritet aq shumë gjatë muajve të tjerë, sidomos në kohën ku Venusi të hyjë në Peshore në muajin gusht. Ndaj përgatituni shpirtërisht pasi një verë fantastike ju pret.

Demi

Sipas shenjës së horoskopit, si do të jetë dashuria

Askush nuk i ka preferencat si një Dem, ndaj na lini t’ju themi se vera do të karakterizohet nga 3 fjalë: Dashuri, këngaqësi dhe bukuri. Do të keni mundësi pafund për të gjetur dikë për të kaluar çaste miqësie, dashurie, por nuk përjashtohet as seksi. Megjithatë, të paktën mundohuni që të jetë dikush që ia vlen. Personat në një lidhje do të jenë më të përkushtuar ndaj marrëdhënies së tyre.

Binjakët

Sipas shenjës së horoskopit, si do të jetë dashuria

Jo më kot Binjakët njihen si një ndër shenjat që preferojnë të takojnë dhe njohin njerëz të rinj. Venusi do t’ju rregullojë marrëdhëniet dhe kështu do ta keni më të lehtë. Muaji gusht do të sjellë më shumë energji pozitive për ju dhe pikërisht në këtë muaj do të shpërthejë dashuria.

Gaforrja

Sipas shenjës së horoskopit, si do të jetë dashuria

Fillimi i verës shënon edhe ditëlindjen tuaj ndaj ditët janë të gjitha për t’u shijuar nga ju, Gaforre. Nëse jeni duke njohur dikë, ky është çasti perfekt për t’i dhënë gjithë vëmendjen e duhur. Muaji korrik do t’jua përshpejtojë gjërat, ndërkohë që gushti priret t’ju gjejë në një marrëdhënie romantike. Për personat që janë tashmë në një lidhje dashurie, kemi një lajm të mirë: Venusi hyn në Peshore në gusht dhe pikërisht një ngjarje do t’ju sjellë shumë harmoni. Shijojeni.

Luani

Sipas shenjës së horoskopit, si do të jetë dashuria

E dimë që je i/e nxhehtë, Luan dhe e dimë që ky është sezoni juaj! Në fillim ditët do të jenë pak të mërzitshme, por me afrimin e ditëlindjes suaj gjërat do të ndryshojnë. Shumë njerëz tërheqës do t’ju rrethojnë. Nëse nuk jeni në një lidhje, keni shumë gjasa të bini në dashuri gjatë kësaj vere. T’ju urojmë paraprakisht?

Virgjëresha

Sipas shenjës së horoskopit, si do të jetë dashuria

Po ndiheni sikur jeni duke humbur pak argëtim nga marrëdhënia juaj, por mos u shqetësoni. Princi juaj i ëndrrave është tek dera. Personat që janë në një marrëdhënie, të sigurohen vazhdimisht që të nxisin romancën me partnerin, në mënyrë që situata të jetë e sigurt, pa shumë drama (si këto kohët e fundit). Me t’u afruar ditëlindja juaj në muajin gusht, bateritë duhet t’i rimbushni sërish.

Peshorja

Sipas shenjës së horoskopit, si do të jetë dashuria

Edhe pse nuk i preferoni shumë, por binduni që asnjë festë buzë detit (por jo vetëm) nuk ka kuptim pa ju. Zjarr dhe nxehtësi po shfaqet në jetën tuaj. Venusi do të hyjë në shenjën tuaj në gusht, që gjë normalisht do të nxisë dashurinë. Jeni të gatshmë ndaj dashurisë; qoftë për të dhënë qoftë edhe për të marrë. Fundi i sezonit do t’ju bëjë të ndiheni patjetër mirë, shumë më mirë.

Akrepi

Sipas shenjës së horoskopit, si do të jetë dashuria

Vera është për ju një mundësi e mirë për të zgjeruar horizontet e tjera, për të bërë një udhëtim të papërcaktuar, për të rregulluar axhendën tuaj etj. Edhe pse këto kohë nuk jeni në fazën tuaj më të mirë, do të vini re më vonë që shumë shpejt do të jeni qendra e vëmendjes. Ndaj mos hezitoni për të pranuar dashurinë që do t’ju ofrojnë.

Shigjetari

Sipas shenjës së horoskopit, si do të jetë dashuria

Vera është koha më e mirë e vitit për ju Shigjetar! Ky sezon ka të bëjë me argëtimin dhe aventurat, udhëtimet brenda dhe jashtë vendit. Fillimi i verës është një mjedis i mirë për të takuar njerëz të tjerë, që shumë shpejt do të enden në rrugët e zemrës suaj. Gushti do të jetë muaji ku romanca do të shpërthejë më shumë se kurrë.

Bricjapi

Sipas shenjës së horoskopit, si do të jetë dashuria

Shenja juaj nuk njihet si një aventuriere e çmendur, por kjo verë ofron shumë mundësi për ju. Nëse jeni në një lidhje, ju sigurojmë takimet do t’i keni më të shpeshta dhe më të nxehta se zakonisht. Ndërsa ju të tjerët do ju duhet të prisni muajin gusht për një romanticitet të plotë. Kjo verë do të mbahet mend gjatë, shumë gjatë.

Ujori

Sipas shenjës së horoskopit, si do të jetë dashuria

Ujor, jeni gati për të parë yjet? Si një shenjë unike që jeni, nuk do ta keni aspak të vështirë që dashuria të përqëndrohet te ju. Do të përfshiheni nga ndjesitë romantike, do të gjeni të bukurën në shumë njerëz, do të organizoni takime, do të tërhiqeni nga gjërat e reja etj. Duket shumë qartë që ky është sezoni i lidhjeve për ju.

Peshqit

Sipas shenjës së horoskopit, si do të jetë dashuria

Nuk është aspak e thjeshtë që të gjeni një njeri që i përmbush kërkesat tuaja për dashurinë. Ju mund ta gjeni atë shkëndijën e zjarrtë tek shumë njerëz, por në fakt nuk do të mjaftojë për t’ju tërhequr vëmendjen. Megjithatë do të përfshiheni nga optimizmi dhe do të krijoni lidhje të forta gjatë këtyre muajve. Le të themi se nuk do t’u thoni jo aventurave të reja, ku nuk i dihet se si mund t’i ketë bërë planet e tij Kubidi.

Author: horoscope