
Në zyrat ku punuan ministrat teknikë të PD -së në qeverinë Rama ka patur mikrofonë dhe paisje të tjera përgjimi. Ky informacion vjen nga disa burime. Disa prej zyrtarëve, falë njohjeve personale, kanë gjetur e çmontuar aparatet. Të tjerë , thjesht bisedat e punës i kanë kryer në mjedise të tjera.
Qëllimi i pèrgjimit duket se ka qenë kontrolli mbi çdo aktivitet të “teknikëve”. Zyrtarët demokratë që tregojnë këtë aferë thonë se nisën të dyshojnë që kur vunë re se kontrollet , inspektimet dhe çdo aktivitet tjetër, për të cilat kishte informacion se kishte shkelje, dështonin.
Pyetja e madhe është: PSE PARTIA DEMOKRATIKE NUK E DENONCOI KURRË KËTË SKANDAL! Funksionarët demokratë edhe tani pas lënies së detyrës, kërkojnë të mbeten anonimë kur tregojnë për përvojat e përgjimit…