Sonila Meço debaton fort me gazetarin dhe bën deklaratën e bujshme: “T’ia tundim mirë dhëmbët këtij që vjen”

E ftuar mbrëmjen e kaluar në “Politik On”, gazetarja e njohur Sonila Meço ka komentuar mbi zgjedhjet e 25 prillit dhe çfarë e pret Shqipërinë pas ikjes së Edi Ramës.

Ajo ka debatuar me kolegun e saj gazetar Adrian Thano se çfarë alternativash kemi. Ja replikat e tyre.

Meço: Në këto 8 vite shteti është në duart e Edi Ramës. Ne nuk kemi asnjë mjet si qytetar. Shpresa jonë është se t’ia tundim mirë dhëmbët këtij që vjen. Pasi iku Berisha, vota ishte kundër se Nano e kishte mbledhur. Çfarë alternative kemi sot?

Thano: Këtë gjë e bëjnë parti e mëdha. E fusin popullin në një llogore të teatrit politik të konflikt duke akuzuar njëri-tjetrin për gjëra që i kanë bërë vetë dhe kur vijnë në pushtet…

Meço: Si thyhet kjo?

Thano: Kemi 30 vite me të njëjtët aktorë politikë. Për mua ndryshimi lindin nga vetëdija qytetare.

Meço: Është vonë në 8 mars për këtë gjë.

Thano: Këta kanë krijuar këtë sistem duke lënë njëri-tjetrin alternativë.

Meço: Ti thua se nuk kanë alternativë në 25 prill./shkoder.info

Author: horoscope