
Kur je në transmetim live mund të ndodhin edhe gjëra ta paparashikuara. Kështu ka ndodhur edhe me spikeren e lajmeve të televizionit “1+1” në Ukrainë, Marichki Padalkos. Gjatë dhënies së edicionit të lajmeve live asaj papritur i ka rënë dhëmbi. Në një moment ajo kuptoi që i ra dhëmbi, por megjithatë u soll sikur asgjë të mos kishte ndodhur duke e menaxhuar shumë mirë atë situatë të sikletshme. Publikut nuk i shpëtoi ky moment dhe në rrjete sociale vërshuan mijëra komente, shumica e të cilave ishin komplimentuese në drejtim të Padalkos, e cila përgëzohej për profesionalizmin e treguar.