Mbrëmjen e sotme moti në vendin tonë do të përkeqësohet pasi një pjesë e stuhisë “Bogdan” që prek Italinë dhe Greqinë do të lëvizë drejt jugut të Shqipërisë.
Konkretisht priten reshje të dendura shiu dhe stuhi, breshër dhe erëra të forta, ndërsa në Greqi ka mundësi edhe për tornado.
Sipas mediave greke në zonat perëndimore-veriperëndimore të Greqisë priten reshje të dendura shiu dhe stuhi nga orët e mbrëmjes së sotme të cilat pritet të vazhdojnë deri në orët e mesditës së të martës.
Në pjesët veriore të Jonit dhe Epirit priten reshje shiu dhe stuhi lokale të cilat gradualisht do të përhapen në pjesën tjetër të Jonit, në pjesën perëndimore dhe ndoshta në veriperëndim të Peloponezit. Efektet do të jenë të forta dhe priten të shoqërohen me reshje të larta shiu.