Tradhtarët e horoskopit le të mblidhen këtu, ja sa e dridhni në bazë të shenjës suaj

Koncepti i tradhtisë mund të jetë shumë konciz në fjalor, por njerëzit i japin kësaj të fundit ngjyrime nga më të ndryshmet, interpretime po ashtu nga më të ndryshmet duke i dhënë një një fjale, hapësire të pafundme për t’u përshkruar.

Ka tradhti fizike, emocionale, fizike e sa e sa “shpikje” të njerëzve, por sot në Living nuk do të merremi me përkufizimin. Jeni këtu për të zbuluar se sa tradhtarë jeni në bazë të shenjës së horoskopit. Numri që do të gjeni pas komentit, për secilën shenjë, tregon se sa tradhtare është shenja përkatëse nga 0 në 10.

Dashi
Ndonjëherë e tepron me komplimentat ndaj të tjerave, por vetëm sepse i pëlqen të flirtojë.Dashi nuk njihet si shenjë tradhtare, ndaj mos krijoni skenare në kokën tuaj, kur nuk e hap telefonin apo vonohet. (4)

Demi
Demi është ndër shenjat më pasionante të zodiakut. Dashuron me të gjithë qenien e tij, por nëse e thyeni, prisni më të keqen. Megjithatë është aq i zgjuar sa të mbulohet. Mos i beso një Demi që kërkon të bëhet i mirë duke të përkëdhelur me dhurata. Po fsheh diçka. (8)

Binjakët
Është shenjë gënjeshtare dhe nuk mendon për pasojat, ndaj ki kujdes se tradhton shpesh dhe me dëshirë. (10)

Gaforrja
Është shenjë që drejtohet nga emocionet dhe jo logjika e ftohtë. Do të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes prandaj, nëse nuk është, mund të bëjë gjithçka. (9)

Luani
Luani cilësohet si një nga shenjat më besnike të zodiakut. Ata dashurojnë verbërisht, por janë aq krenarë, sa të mos e bëjnë veten “lolo” para të tjerëve. Nëse tradhton e bën sepse është i zemëruar. Mos e bëj të ndihet i tillë sepse do të të bëjë të qash. Është hakmarrës.(5)

Virgjëresha
Kjo shenjë merr 3 pikë, jo sepse është besnike, por sepse i hyn aq thellë analizave dhe pasojave, saqë i bën mirë llogaritë, para se të tradhtojë partnerin. Ka sens praktik dhe mendon gjithmonë për pasojat e veprimeve. Është dembele prandaj edhe qendron larg tradhtive. (3)

Peshorja
Tradhtia e Peshores shfaqet pothuajse gjithmonë si formë testimi ndaj partnerit, por asnjëherë nuk kalon në veprime konkrete. (4)

Akrepi
Rrëmbehet nga pasionet e reja vetëm për arsyen se jeta e përditshme e mërzit. Mund të tradhëtojë kur e pushton dëshira. (8)

Shigjetari
Ky është shpirti i lirë i zodiakut, i cili e ka shumë të vështirë të qëndrojë besnikë. Të jesh i/e lidhur me një shigjetar do të thotë të mos e dish se ç’të pret e nesërmja. Shigjetari mund të shkojë në krevat me dikë që nuk e njeh dhe të nesërmen është në gjendje të harrojë gjithçka. (9)

Bricjapi
Nëse është i dashuruar mund të përmbahet. Nëse nuk është mos ki besim asnjëherë! (4)

Ujori
Lërë në lirinë e tij dhe gjithçka do të shkojë mirë. Nëse nuk e  bën, do të dijë ta prishë marrëdhënien prej ndjesisë së mbytjes. (6)

Peshqit
E vret gjatë mendjen, përpara se të tradhtojë. Nëse të tradhton, më pas pendohet shumë prandaj mendohet gjatë. (3)

Author: horoscope