
Ish presidenti francez Valery Giscard d’Estaing, një ndwr arkitektwt kryesor tw integrimit evropian, ka vdekur, në moshën 94 vjeç, në Francën perëndimore, pasi u prek nga COVID-19.
Ai do të mbahet mend për prezantimin e disa reformave shoqërore. I zgjedhur president në moshën 48 vjeç, ai erdhi në pushtet pas sundimit të gjatë të Charles de Gaulle, duke kërkuar të liberalizonte ekonominë dhe qëndrimet shoqërore dhe u kreditua me fillimin e projekteve të mëdha, duke përfshirë rrjetin e trenave me shpejtësi të lartë TGV të Francës.