
Policia Vendore në Durrës bëri me dije, se ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale
Durrës
Bien në prangat e Policisë 2 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin B. D., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.
—
Në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.