Viti i Ri 2023/ Ritet dhe besëtytnitë për fat në natën ndërrimit të viteve në disa shtete të Botës

E festuar prej lashtësisë kudo në botë, nata e ndërrimit të viteve kur ora shënon 00.00 pritet me rite dhe tradita nga më të çuditshmet. Ekzistojnë shumë bestytni që respektohen nga shumë njerëz si fatsjellëse për vitin e ri që vjen. Lë të mësojmë disa prej tyre në këtë material që iu përcjellim

Prag ndërrimi i viteve është një nga ato ditë kur të gjithë mundohen të harrojnë të gjitha streset dhe të kalojnë bukur në shoqërinë e njerëzve më të dashur. Sot festohet por gjithçka nisi prej lashtësisë. Disa mendojnë se të parët e kanë filluar kinezët, ndërsa të tjerë flasin me bindje erdhi nga romakët e vjetër.

Mes shumë traditave, si gjeli i detit, bakllavaja dhe mbushja e tryezës plot me ushqime të mira ekzistojnë edhe shumë bestytni të cilat shumë njerëz i besojnë dhe i respektojnë në natën e ndërrimit të viteve si një mbarësi për 365 ditët që vijnë.

Gatimi i thjerrëzave
Gatimi i thjerrëzave vjen nga Italia. Ato simbolizojnë monedhat, pasi në antikitetin romak dhurohej gjithmonë një çantë me thjerrëza duke shpresuar që ato të shndërroheshin në monedha. Një tjetër traditë në Napoli është hedhja e mobilje të vjetra nga dritarja për të simbolizuar një fillim të ri.

Hapja e një kokërr shege

Një kokërr shegë e hapur dhe e vendosur mbi tryezën e shtëpisë mendohet të sjellë mbarësi, dhe vjen si simbol në nisje të vitit nga grekët. Ata e përplasin shegën në derën kryesore të shtëpisë dhe sa më shumë kokrra të dalin prej saj, aq më i mbarë do të jetë viti.

Konsumimi i rrushit

Në Spanjë konsumohen 12 kokrra rrush natën e Vitit të Ri, nga një kokërr për çdo muaj, në simbol të bollëkut. Traditë që vjen në vitin 1909 kur kishte një korrje të shpejtë rrushit nga fermerët në Alicantë.

Danimarkë

Për natën e ndërrimit të viteve në Danimarkë ekziston një rit edhe më i çuditshëm. Hedhja e pjatave, dhe thyerja e tyre, sa më i madh të jetë grumbulli në mëngjesin e ardhshëm, aq më shumë fat do të keni gjatë vitit.

Në Rumani

Nëse po kërkoni diçka krejtësisht të ndryshme në natën e Vitit të Ri, provoni Rumaninë. Ka ceremoni që festojnë vdekjen dhe rilindjen, dhe njerëzit kërcejnë të veshur me gëzof dhe maska, gjë që besohet se largon shpirtrat e këqij.

Turqia – shegë, kripë në pragun e derës

Në Turqi, në mesnatë disa njerëz spërkasin kripë në pragun e shtëpisë së tyre për t’u sjellë atyre paqe dhe prosperitet. Të tjerë hapin shegë për të tërhequr pasuri.

Republika Çeke

Në Republikën Çeke, me ndihmën e një molle. njerëzit parashikojnë se çfarë do të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm Një mollë pritet në gjysmë dhe forma e bërthamës ka për qëllim të parathotë fatin e të gjithëve që e rrethojnë. Një kryq do të thotë se dikush në festë do të sëmuret, dhe një yll do të thotë shëndet dhe lumturi për të gjithë.
SI.E.

Author: horoscope