Yjet do t’i vënë flakën kësaj jave, sipas Paolo Fox ja ç’u pret gjatë datave 28 qershor – 4 korrik

Dashi: 

Pritet që kjo të jetë një javë e jashtëzakonshme për Dashin, sepse të gjithë planetët janë radhitur në pozicion të favorshëm për ju. Venusi ju ndihmon në sferën e ndjenjave, duke ju dhuruar momente të nxehta. Mërkuri dhe Marsi ju bëjnë të pamposhtur në punë. Do të jetë e vështirë t’ju kundërvihesh juve. Të enjte, të premte dhe të shtunë edhe Hënën do ta keni në shenjë, duke ju dhuruar fat.

Demi: Në këtë periudhë ndiheni veçanërisht të lodhur e të stresuar. Përgjegjës për këtë është Marsi në pozicion të pafavorshëm, që duket se jua shteron energjitë. Edhe Venusi do t’ju bëhet pengesë, duke shkaktuar tensione dhe zënka në çift. Situata do të përmirësohet ditën e diel, kur Hëna në shenjë do t’ju favorizojë në dialogun me partnerin.

Binjakët: Kjo do të jetë një javë shumë fatlume për ju. Jo vetëm Mërkuri, por edhe Venusi do të kthehet nga shenja juaj. Do të keni të reja interesante si në aspektin sentimental edhe në atë profesional. Ditën e hënë, të enjte, të premte dhe të shtunë Hënën do ta keni në pozicion të favorshëm. E marta dhe e mërkura do të jenë ditët më problematike të javës.

Gaforrja: Që prej disa ditësh tashmë, Venusi e ka braktisur shenjën tuaj. Mos u shqetësoni, sepse ndikimi i tij i mirë do të vazhdojë të ndihet edhe për disa kohë. Jeta sentimentale shkon për mrekulli, tani keni rastin që ta çoni marrëdhënien tuaj në një stad tjetër. Më datë 29 dhe 30 qershor do të keni fat. Datat 1 dhe 2 korrik janë ditë terse.

Luani: Java do të fillojë me Hënën të vendosur në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Kjo do t’ju nxjerrë pengesa dhe do të ndikojë që të jeni në humor të keq. Mos u druani, pasi Venusi dhe Marsi ju favorizojnë. Dikush do t’ju ofrojë mbështetjen e nevojshme shpirtërore për të cilën keni nevojë. Dashuria do t’ju buzëqeshë, sidomos në ditët e mesit të javës, kur më në fund Hënën do ta keni aleate.

Virgjëresha: Kjo javë mund t’ju sjellë probleme të tjera në aspektin profesional. Planeti Mërkur do të jetë i vendosur në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj, duke ju krijuar pengesa dhe ngadalësim të punës. Ditën e mërkurë dhe të enjte do të ndiheni veçanërisht nervozë, pasi Hënën do ta keni kundër. Dita e diel do të jetë me fat, sepse atëherë do të keni mundësi t’u përkushtoheni pasioneve tuaja.

Peshorja: Më në fund planeti Venus është kthyer nga shenja juaj. Tensionet e krijuara në marrëdhënien me partnerin janë vetëm një kujtim i largët. Pak nga pak do ta gjeni sërish pasionin që ekzistonte dikur mes jush. Kujdes datat 1, 2 dhe 3 korrik, ku për shkak të pozicionimit të pafavorshëm të Hënës, mund të mbani një qëndrim negativ të pajustifikuar. Dita me fat e javës do të jetë e hëna.

Akrepi: Këtë javë, për fat të keq, planetin Venus do ta keni armik. Marrëdhënia me partnerin do të kalojë nëpër një rrugë me pengesa. Hera herës do ta vini në diskutim edhe vetë lidhjen tuaj. Ditën e martë dhe të mërkurë Hëna do t’ju favorizojë. Kujdes ditën e diel, sepse Hëna do të vendoset në pozicion të pafavorshëm, duke ju bërë të ndiheni nervozë.

Shigjetari: Vendosja e planetit Mërkur në pozicion të pafavorshëm, vazhdon t’ju krijojë ngadalësim dhe vështirësi në punët tuaja. Mos u dekurajoni, planeti Jupiter ju garanton sukses brenda vitit. Në sferën e ndjenjave fati do t’ju buzëqeshë, sepse Venusin do ta keni në shenjë. Ditët me fat të javës do të jenë e hëna, e enjtja dhe e premtja. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë terse, pasi Hënën do ta keni kundër.

Bricjapi: Më në fund ndiheni të çliruar nga ndikimi negativ i Venusit dhe pak e nga pak po merrni sërish në dorë frerët e jetës suaj sentimentale, duke arritur të gjeni ekuilibrin në aspektin e ndjenjave. Mbase do të duhet pak kohë, sidomos nëse tani së fundmi keni mbyllur një marrëdhënie, por do të arrini të triumfoni më të fortë dhe më të dashuruar se kurrë. E marta dhe e mërkura janë ditë me fat, e enjtja dhe e premtja janë ditë terse.

Ujori: Ndikimi negativ i Venusit po fillon të ndihet gjithmonë e më shumë. Çiftet e reja do të shikojnë se nuk e kanë jetën fushë me lule. Në horizont duken zënka dhe turbullira. Mos u dekurajoni, sepse nëse do të arrini të kapërceni këtë moment të vështirë, do të thotë se kjo është dashuri e vërtetë. Do të ndiheni të lodhur fizikisht edhe mendërisht, pasi dhe Marsin do ta keni në pozicion të pafavorshëm.

Peshqit: Më datë 29 dhe 30 qershor Hëna do t’i bashkohet shenjës suaj. Këto do të jenë dhe ditët më me fat të javës. Gjithsesi, do t’ju duhet të përballeni me Mërkurin në pozicion të pafavorshëm, i cili mund t’ju krijojë probleme në marrëdhëniet tuaja familjare apo profesionale. Dita e diel është më e përshtatshmja për t’iu përkushtuar njeriut të zemrës.

Author: horoscope