Zbulo si do jetë dasma jote, bazuar në shenjën e horoskopit

Të zgjedhësh datën perfekte për dasmën, është çështje jo pak e rëndësishme për shumë arsye.

Duhet të marrësh parasysh motin, çmimet në atë periudhë, sa të angazhuar janë të ftuarit në atë periudhë dhe sigurisht planet e tuaj. Pastaj, qëllimi është që ajo datë të shënjojë gjithë përvjetoret që do të pasojnë apo jo?

Po sikur të martoheni në sezonin e shenjës suaj? Ç’pritet të ndodhë në atë dasmë, e zbuloni më poshtë!

Dashi

Si shenja e parë e zodiakut, Dashi është plot me energji dhe  e merr fillimin e ri me emocione të mëdha. Si shenjë që udhëhiqet nga Marsi, me siguri do të zgjidhnit një dasmë të nxehtë pranvere a vere, por bëni kujdes me nxehtësinë që mund të marrë atmosfera. Nëse shmangni incidentet, festa juaj do kujtohet edhe pas dekadash!

Demi

Demi udhëhiqet nga Afërdita, planeti i dashurisë dhe gjithë gjërave të bukura. Një dasmë e bërë në sezonin e Demit është një dasmë e pasur me ushqime dhe pije fantastike. Përveç kësaj, ka shumë lule dhe  detaje luksoze  në arredim! E gjithë kjo bëhet për të kënaqur veten dhe sigurisht të ftuarit.

Binjakët

Si shenja më sociale e imagjinoni vetë që dasma juaj do të shndërrohet në event të rëndësishë. Do të vini re se si të njerëz që as i njihni do të interesohen krejt papritur për ju. Prandaj, gjatë kohës së përgatitjeve bëni kujdes- mos lejoni që ndonjë thashethem t’ju prishë ditën e madhe!

Gaforrja

Ah, për ju mjafton të ketë romanticitet dhe ai të shfaqë pjesën më emocionale që ka. Nëse ti e ndjen këtë, dasma mund të jetë si të dojë! Mjafton që ti dhe ai të ndjeni se jeni shpirtërisht të lidhur. Vetëm bëni kujdes me ndjeshmërinë këtë periudhë, nëse nuk doni t’i lëndoni ndjenjat dikujt tjetër apo vetes.

Luani

Jeni gati për të qenë ylli i mbrëmjes? Është dasma juaj dhe e meritoni më shumë se asnjëherë! Një Luan do që dasma e tij të xixëllojë dhe që nesër të flasin të gjithë për të. Ju ose bëni dasmë, ose nuk e merrni fare mundimin!

Virgjëresha

Nëse martoheni në sezonin e shënjës suaj, ju themi se po punoni për dasmën e ëndrrave. Virgjëresha do që gjithçka të jetë perfekte dhe është shumë e mirë në zbatimin e kësaj. Të ftuarit do të duhet të vijnë me versionin më të mirë të vetes së tyre. Vetëm kujdes! Mos e kaloni masën duke parë gjithë kohës orën, duke skeduluar apo analizuar. Kurseji energjitë, nata është e gjatë!

Peshorja

Dasma jote e ëndrrave është ajo e cila mbledh miqtë e zemrës dhe familjarët. Çfarë energjie tjetër ju duhet përveç kësaj?

Akrepi

Energjia e Akrepit është e tensionuar, por kështu është edhe dashuria ashtu siç është edhe vendimi për ta kaluar gjithë jetën me dikë. Porosia e vetme gjatë dasmës: mos u merrni me të ftuarit që po ju xhelozojnë!

Shigjetari

Dasma juaj bie pranë festave të fundvitit! Është periudhë e paparë për të festuar pasi të gjithë ato ditë janë optimistë, të mbushur me frymë dhe qëllime të reja. Do të kaloni një natë të paparë, ashtu siç dini vetëm ju!

Bricjapi

Ju jeni praktikë dhe funksionalë. Dasma juaj do të jetë e mirëplanifikuar, ashtu siç do të jenë edhe shpenzimet që do të bëni për të. Në fund të fundit, rezultoni të suksesshëm!

Ujori

Oh, vendosët më në fund të martoheni hë? Epo duke qenë se nuk jeni shenja më emocionale e mundshme, do ta shijoni festën në maksimum.

Peshqit

Ëndrra juaj po realizohet i dashur Peshk! Do të bëni dasmën që keni fantazuar dhe detajet do të jenë njësoj siç i keni imagjinuar gjithë jetën në mendjen tuaj krijuese.

Author: horoscope