Dashi: Merreni shtruar
Dashët impulsivë janë gjithmonë gati për t’i shprehur ndjesitë e tyre dhe për ta shijuar jetën me pasion! Një Dash mund të bjerë shpejt në dashuri, por po aq shpejt personi tjetër mund të kthehet në njeriun që e acaron më shumë.
Thënë shkurt, nëse po dilni me dikë gjatë kësaj kohe, ecni me hapa të ngadaltë. Mësoni më shumë rreth personit tjetër dhe mos nxitoni të dilni në përfundime. Duhet t’i shihni njerëzit për ata që janë, jo për idenë që krijoni ju rreth tyre.
Demi: Tregohuni të hapur
Për një Dem, marrja e gjërave me shumë qetësi dhe ngadalë është hapi kryesor. Ata duan të marrin shumë siguri për të shmangur një lëndim të mundshëm, prandaj zgjedhin që në dashuri të jenë të rezervuar. Këtë verë, harrojini për pak frikërat dhe hapuni! Lejojeni veten të jeni të ndjeshëm dhe flisni pa menduar për çfarë vjen pas. Mos kini frikë dhe shijoni rrugëtimin.
Binjakët: Qëndrojini strikt një plani
Je gjithmonë gati për të kaluar mirë, por fokusohu pak tek gjërat e tua. Liria dhe fleksibiliteti! Me pak fjalë, këtë verë përpiquni të fokusoheni tek një person i vetëm. Interesohuni për ta dhe bëni plane bashkë që ju emocionojnë. Kujtoni që jo detyrimisht duhet të martoheni me personin që po frekuentoni.
Gaforrja: Ruajeni pak veten
Gaforret janë natyra të dashura, jo konfliktuale. Eshtë e thjeshtë për ta të bien në dashuri dhe rrallëherë i fshehin ndjesitë. Këtë verë, nëse takoni dikë të ri e mira është që ca gjëra t’i mbani për vete. Ata duhet të fitojnë besimin tuaj, prandaj bëni mirë të mbroni veten nga ndonjë afrimitet fals.
Luani: Qëndroni të heshtur dhe “nën hije”
Luanët janë dinamikë, me shumë energji dhe vdesin të jenë qëndra e vëmendjes. Si lider të lindur, personaliteti i tyre i fortë tërheq vëmendjen e njerëzve përreth, por kur vjen puna tek romancat e verës, mantra juaj është e kundërta e çfarë po listonim deri tani. Dëgjoni më shumë personin tjetër, mendoni dhe mos u përpiqni të jeni ju epiqëndra e tavolinës. Duke e lënë atë të shkëlqejë, mund ta gjeni veten edhe më të tërhequr.
Virgjëresha: Relaksohuni dhe bëni qejf
Ju keni standarte të larta për këdo, përfshi këtu edhe veten, por këtë verë qetësohuni! Shijojeni momentin pa shumë pritshmëri dhe bëni qejf me çfarë ju vjen papritur.
Peshorja: Vendosni kufij të shëndetshëm
Peshoret e dashurojnë dashurinë! Lidhjet afatgjata dhe martesa janë super të rëndësishme për to, prandaj takimet përfaqësojnë një sfidë më vete për Peshoret. Keni tendencë të shmangni të dalat e shpeshta me njerëz të rinj, por kujtojini vetes që s’mund të kaloni menjëherë tek përfshirja që doni ju. Vendosni ca kufij dhe mos nxitoni të hidheni drejt një marrëdhënie pa e ditur fillimisht nëse përshtateni ose jo me to.
Akrepi: Thjesht shijoni pa menduar asgjë
Nuk jeni fansa të bisedave të shkurtra apo sipërfaqësore, por këtë verë është koha juaj për t’u qetësuar. Flirtoni, bëni qejf dhe ruajini për më vonë bisedat e thella.
Shigjetari: Kaloni kohë me ta
Nëse ndjeni se keni gjetur dikë të veçantë, përpiquni të kaloni më shumë kohë me ta. Dilni vetëm me një person (atë që ju pëlqen më shumë) dhe kaloni sa më shumë kohë të mundeni për t’i dhënë vetes përgjigje. Mos kini frikë të jeni të ndjeshëm dhe të butë! Shijoni dashurinë e verës.
Bricjapi: Mos kini frikë t’i jetoni gjërat që vijnë spontanisht
Eshtë koha për të mos menduar për punën dhe për të shijuar gjithçka që do të sjellë kjo verë! E kuptojmë që keni prioritete dhe po prisni të bëheni drejtor, por mos harroni që keni nevojë gjithashtu për shkëputje dhe qetësi. Duhet gjithashtu që të shkëlqeni në botën e romancës, prandaj mos e bëni përditshmërinë të mërzitshme. Përqafoni momentet spontane.
Ujori: Vlerësoni gjërat e vogla
Këtë verë kushtojini vëmendje 100% çfarë ndjeni. Edhe kënaqësitë e vogla që vijnë nga takimet me njerëz të rinj. Shijoni bisedat, natyrën, një pije dhe kujtoni që jo detyrimisht takimi i radhës duhet t’ju çojë diku.
Peshqit: Bëhuni pak më lojtarë!
Nëse Kupidi do të kishte një shenjë horoskopi, e sigurtë që do të ishte Peshqit. Këtë verë, bëni diçka tjetër nga ç’jeni mësuar zakonisht. Ndoshta keni thjesht nevojë për një flirt veror dhe asgjë tjetër! Surprizoje veten dhe shijo procesin. E meriton.
Burimi: Elite Daily