Rreth 45% ka rënë prodhimi i drithrave këtë vit në Pulia, për shkak të ngricave dhe thatësirave. Rendimentet u përgjysmuan deri në 12 kuintalë për hektar. Ditët e fundit ka filluar korrja e grurit dhe specialistët japin vlerësimet e një viti pune pas muajsh moti anormal. Puglia, që konsiderohet “hambari i Italisë”, do të paguajë së pari pasojat e ngricave dhe pastaj thatësirës.
Në veçanti, në provincën e Barit, rënia e prodhimit arrin në 60%. Kampet rajonale preken jo vetëm nga ndryshimi i klimës, por edhe nga rastet e rënies së zjarreve. Fermerët nga ana tjetër po shtojnë masat për të shmangur rrezikun e zjarreve.
Pavarësisht nëse rastet e zjarreve ishin të natyrshme, apo nga dora e zjarrvënësve, nga 20 maj deri në 20 qershor ka patur 70 thirrje për të shuar zjarret në fshat.
Nga ana tjetër frika për sasinë nuk ndikon në cilësinë e produktit, i cili mbetet jashtëzakonisht i lartë duke ruajtur konkurrencën e tij në një treg që në çdo rast kushtëzohet nga produkte të huaja. Drejtori i Federatës Rajonale të Coldiretti Puglia, Pietro Piccioni, bëri një vlerësim të situatës.
“Prodhimet janë të sigurta dhe tregu është i garantuar, por për fat të keq këtë vit ka më pak prodhim. Ashtu siç e dimë pasojat e COVID-19 ishin të mëdha, ndërkohë që nga ana tjetër dhe kushtet e motit bën të tyren, ndërsa nuk munguan dhe rastet e zjarreve”, thotë ai për telebarin. //telebari