Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi feston sot 47-vjetorin e lindjes, teksa lulet dhe urimet për të kanë qenë të shumta si nga miqtë e politikës ashtu dhe ata jashtë saj.
Një tufë me trëndafila të kuq i ka shkuar Kryemadhit dhe nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela Basha.
“Edhe 100 vite të bukura dhe të lumtura, Aurela dhe Luli”,- shkruhet në urimin e tyre.
ADVERTISEMENT