Edi Rama teksa po mbante fjalimin para grave dhe vajzave në Tiranë, u përball me një situatë të papritur. Një mbështetës i opozitës thirri “Rama ik”, shumë pranë aktivitetit të PS. Kreu i qeverisë tha se po e priste një gjë të tillë.
“Ja doli po e prisja. Po e prisja, po e prisja. Nuk ka sesi të mos dalë. Është koncepti në vitin 1936 që vazhdon. Nuk ka si të mos dalë, është po i njëjtë koncept.
Partia Demokratike sot natyrisht ka më shumë makina dhe bori, por është ajo makina e agait të rënë nga vakti që me çdo kusht donte të prishte koncertin dhe që i dukej pianoja si gogol.
Rama ik thotë ai, e bukura e këtyre që thonë Rama ik është se ikin vetëm pastaj me vrap. Këta janë hudhrat tona”, tha Rama.