ADVERTISEMENT
Tërmeti me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë duke bërë që lëkundjet të ndjehen në disa qytete të jugut të Shqipërisë.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në 14 km në jug-perëndim të Kosturit. Deri tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.
Sipas Qendrës Europiane Sizmologjike lëkundjet e tërmetit kishin një thellësi prej 2 km.
ADVERTISEMENT