Besoni apo jo, energjia astrale është shumë e fuqishme në aspektin e dashurisë, sepse ka disa karakteristika në secilën prej shenjave që e bëjnë atë më të pajtueshme me një tjetër dhe prandaj ky afrimitet çon në marrëdhënie më të qëndrueshme dhe jetëgjata.




Ja cilat janë çiftet zodiakale që kanë më shumë gjasa të jenë të suksesshëm në lidhje:
Bricjapi dhe Akrepi
Të dyja shenjat duan të punojnë për qëllimet e tyre dhe shohin kush i mbështet për t’i arritur këto qëllime. Prandaj ata janë një nga çiftet më të qëndrueshme të zodiakut, pasi gjithashtu kanë shumë të qartë se çfarë presin nga të dashurit e tyre. Ata janë të përkushtuar dhe të pasionuar, gjë që i bën të kenë një kimi të madhe seksuale.




Shigjetari dhe Dashi
Ata janë personalitete të forta dhe poseduese, por dinë t’i japin vetes një hapësirë në mënyrë që të gjithë ta gëzojnë lirinë e tyre. Ndjehen të kënaqur duke u bashkuar dhe duke e treguar veten siç janë, pa frikën e refuzimit nga ana tjetër. Ata në përgjithësi dominojnë në marrëdhëniet e tyre.