Të dielën në mbrëmje e gjithë vëmendja e artdashësve do të jetë në platformat online për të ndjekur natën e madhe të ndarjes së çmimeve OSCAR.
Filmi i Netflix ‘Mank’ kryeson me plot 10 nomimine, duke përfshirë kategoritë filmi më i mirë, David Fincher si regjisori më i mirë, Gary Oldman, aktori më i mirë dhe Amanda Seyfried si aktorja më e mirë mbështetëse.
“Askush nuk i ka parë këto filma në kinema. Në përgjithësi, në të kaluarën, Hollywood ka manifestuar idenë e përvojës së teatrit, një grup njerëzish që ndajnë një përvojë filmike në teatër, duke qeshur, duke qarë, duke u trembur së bashku. Filmat e këtij viti nuk janë asgjë si më parë,” – tha Jonathan Kuntz, historian i Hollywood dhe pedagog në Shkollën UCLA të Filmit.
Filmi, ‘Sound of Metal’ është nominuar në gjashtë kategori përfshirë filmi më i mirë, ndërsa aktori Riz Ahmed është nominuar për çmimin aktori më i mirë protagonist.
Anthony Hopkins është nominuar po ashtu në kategorinë aktori më i mirë për rolin e tij në filmin ‘The Father’, një histori rënqethëse e një babai që nis të humb kujtesën. Aktorja Olivia Colman është nominuar si aktorja më e mirë mbështetëse.
“Judas and the Black Messiah”, është nominuar në gjashtë kategori. Filmi me buxhet të reduktuar Minari garon për nominimet regjisori më i mirë, aktori më i mirë. “Nomadland” filmi i regjisores Chloé Zhao nominohet në gjashtë kategori përfshirë Best picture apo edhe aktori dhe regjisori më i mirë.
Por cilët do të jenë triumfuesit, duhet të presim të dielën e 25 prillit ku vëmendja do të jetë në Los Angeles.
EURONEWS/