Drejtoria Vendore e Policisë në Durrës, bëri me dije se Finalizohet operacioni i koduar “Pranvera” . Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.
Fshihej në lokalin e marë me qira, pasi ishte shpallur në kërkim, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari i dënuar më parë për plagosje me armë zjarri dhe vjedhje të kryer në bashkëpunim.
Gjatë kontrollit në lokal iu gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri dhe municion luftarak.
Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas i shpallur në kërkim fshihej në ambientet e lokalit që kishte marë me qira, në lagjen nr.14, Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pranvera”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: G. P., 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në vitin 2016 për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje” dhe në vitin 2010 për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.
Shtetasi G. P. ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Shërbimet e Policisë, pas marrjes së informacionit se ky shtetas fshihej në ambientet e lokalit që kishte marë me qira nga në lagjen nr. 14, Durrës, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku e kanë kapur dhe ndaluar shtetasin G. P.
Gjatë kontrollit në lokal u gjetën një armë zjarri pistoletë dhe 2 krehër me 15 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.