Oriela Nebijaj Kandidatja e PD-së për Tiranën, deklaroi se pritshmëritë janë ende të larta, teksa shprehu mirënjohjen për gjithë mbështetjen e marrë në këto zgjedhje.
“I kemi ende pritshmëritë e larta. Do mbetet për të folur deri në fund, kemi evidentuar parregullsi. Unë jam mirëpritur nga të gjithë në kandidaturën time, jam e emocionuar për këtë fakt.
Është nisja e një rrugëtimi politik, jam e kënaqur, por ka ende për të thënë fjalën e fundit.
Unë kërkova vetë që të isha në njësinë 10, duke qenë se është njësia ku jam lindur dhe rritur. Kam miqtë e mi, jam entuziaste që ata pritën kandidaturën time dhe më nxorën faqebardhë”, u shpreh Oriela Nebijaj.