Varrezat e Dëshmorëve duket se janë lënë në mëshirë të fatit, ndërsa Bashkia s’ka marrë asnjë masë për rikontruksionin e tyre.
TROPOJË– Sot shënon data 5 maj, Dita e Dëshmorëve, kur të gjithë duhet të shprehim mirënjohje ndaj atyre që dhanë jetën për vendin. Por e njëjta panoramë duket se nuk reflektohet në Tropojë. Varrezat e Dëshmorëve duket se janë lënë në mëshirë të fatit, ndërsa Bashkia s’ka marrë asnjë masë për rikontruksionin e tyre.
Varri i Isa Boletinit është i thyer nga vandalët dhe mezi i lexohet edhe emri. Ndërsa disa metra më tutje, vendi ku prehet Bajram Curri duket se ende i reziston kohës. Të paktën edhe për pak…