Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike kryesisht në pjesën e parë të ditës.
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me stuhi afat shkurtra në veriperëndim dhe perëndim në orët e para të mëngjesit, me pas intensiteti i reshjeve ulet. Në zonën e Alpeve dhe relievet malore verilindje dhe juglindje mbi 1000 metër reshje dëbore.
Era do të fryjë nga kuadrati i Jugperëndimit –Veriperëndimit me shpejtësi mesatare 1-10 m/sek në tokë ndërsa përgjatë vijës bregdetare erë e fortë deri në 18 m/sek, shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 5/15 | Re shi |
Kukës | 4/11 | Re shi/bore |
Lezhë | 6/16 | Re shi |
Dibër | 3/6 | Re shi/bore |
Durrës | 7/16 | Re shi |
Tiranë | 7/17 | Re shi |
Elbasan | 5/15 | Re shi |
Berat | 4/15 | Re shi |
Vlorë | 7/16 | Re shi |
Korcë | 3/9 | Re shi bore |
Gjirokastër | 4/13 | Re shi |
Sarandë | 5/15 | Re shi |