Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi për ditën e diel do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme. Moti do të nisë i kthjellët në orët e mëngjesit përjashtuar jugun e vendit. Në mesditë vranësirat do të vijnë në zhvillim dhe në pjesën veriore deri të dendura.
Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në veri e veriperëndim të vendit në orët e mbrëmjes.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina fiton shpejtësi deri në 20 m/sek, duke u shoqëruan me valëzim në dete të forcës 4-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 4/17 | shi diell |
Kukës | 0/14 | shi diell |
Lezhë | 4/17 | shi diell |
Dibër | -1/13 | shi diell |
Durrës | 6/20 | re diell |
Tiranë | 3/19 | re diell |
Elbasan | 3/18 | re diell |
Berat | 1/21 | re diell |
Vlorë | 4/20 | re diell |
Korcë | 0/14 | re diell |
Gjirokastër | 4/19 | re diell |
Sarandë | 7/20 | re diell |