Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e enjte vendi do të ndikohet nga masa ajrore me origjinë jugperëndimore. Kështu do të ketë orë me diell e hera-herës kalime vranësirash deri mesatare. Në pjesën veriperëndimore përkohësisht në mesditë parashikohet shi i dobët lokal.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndimor e lehtë e përkohësisht mesatare në brigjet detare.
Valëzimi parashikohet i ulët.
Temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 15/23 | re diell shi |
Kukës | 11/23 | re diell |
Lezhë | 15/24 | re diell shi |
Dibër | 10/22 | re diell |
Durrës | 15/24 | re diell |
Tiranë | 14/25 | re diell |
Elbasan | 14/26 | re diell |
Berat | 13/25 | re diell |
Vlorë | 15/24 | re diell |
Korçë | 10/21 | re diell |
Gjirokastër | 11/26 | re diell |
Sarandë | 15/24 | re diell |
/e.m/