Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në vendin tonë ditën e mërkurë parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët por edhe alternime vranësirash kalimtare më të theksuara në zonën e veriut dhe atë të qendrës.
Vranësirat në veri dhe qendër do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites përreth relieveve malore reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtër.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim e lehtë dhe përgjatë zonave luginore dhe përgjatë vijës bregdetare deri mesatare duke u pasuar nga valëzim në dete i forcës 0-1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 9/23 | Re diell |
Kukës | 7/23 | Re diell |
Lezhë | 9/24 | Re diell |
Dibër | 5/22 | Re diell |
Durrës | 10/24 | Re diell |
Tiranë | 11/26 | Re diell |
Elbasan | 9/27 | Re diell |
Berat | 9/27 | Re diell |
Vlorë | 12/26 | Re diell |
Korcë | 8/23 | Re diell |
Gjirokastër | 8/26 | Re diell |
Sarandë | 9/25 | Re diell |