Me anë të një deklarate për mediat, PD bën me dije se i bën thirrje KQZ që të mos rregjistrojë Tom Doshin si kandidat për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas PD, Doshi ëshhtë subjekt i ligjit dhe nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje.
“ Tom Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshi ndalohet të kandidojë, pasi ai është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.
PD i bën thirrje KQZ të zbatojë ligjin dhe të marrë këtë vendim, në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarëve shqiptarë”, thotë PD në deklaratë.