Kërkesa e bërë nga LSI për rishikimin e votave i është drejtuar të gjithave qëndrave të numërimit, të cilat rezultojnë gjithsej 5199.
Kërkesa është e ngjashme me atë të bërë një ditë më parë nga PD-ja, ku edhe LSI kërkon nga KQZ kopje të materialit elektronik.
Opozita ka ngritur dyshime për tjetërsim të votave në zgjedhjet e 25 prillit dhe kërkon të njihet në detaje për procesin. Gjithashtu ajo kërkon edhe të dhënat materialin mbi identifikimin elektronik të zgjedhësve.