Sherri mes Meriton Mjekiqit dhe Noizy-t ka qenë kryefjala e mediave rozë këto kohë.
Disa ditë më parë reperi Big Kik i bëri diss Noizy-t në emisionin “Gjoni Black” të Meriton Mjekiqit. Noizy reagoi në lidhje me këtë situatë duke treguar ndër të tjera se Meritoni i ka shkruar 10 herë për ta ftuar në emision, por nuk e ka pranuar se nuk ia vlen.
“Sa qef kanë të bihen viktima në sy të të tjerve …mos harroni se çudia më e madhe zgjat 2 ditë. Ty s’të largoi njeri por ike vetë, hape studion tate në shpi dhe nuk je bo i gjallë apo harrove? Kaq është historia e vërtetë.Pasi hape rrugën. Ti OTR s’ke qenë naj herë dhe kurrë s’do jeshë. Ke qenë një artist që ke kërku suport si shumë tjerë. Se ça flet nëpër emisione me marr vëmendje nuk e di. Nuk hahet me 2 lugë.Dhe mos harro që unë di gjithçka. Edhe kur ke qenë me ne ke fol me armiqt tonë “me kamër”por s’të kemi bo gjo se je beb. A ka emision që nuk përmendet Piktura madhe? Noizy’s shoë. Kush mund ta bëj një përmbledhje sa here është përmendur emri im në atë emision? Bashkë me sa herë është fol ose janë gjujt kunja kundra meje? Ma shumë herë sa ka pas të ftum besoj. Më fal qe s’ta kam pranu ftesën m’ke shkrujt nja 10 her. Po sja vlen.
Po nuk u permend Noizy s’ka lajm..ai emision është bo për mu nëse nuk e keni vënë re Noizy,Noizy,Noizy,Noizy. E di qe ju dhemb suksesi im por ky ka qenë plan i zotit jo i imi dhe krejt estrada të bëhet bashkë s’mund ta ndryshojë këtë. I’m unstoppable”, shkroi Noziy.
I menjëherëshëm ka qenë reagimi i Meriton Mjekqit, i cili po ashtu i është kthyer Noizy-t me thumba. Ai e ka cilësuar reperin si fans të emisionit e madje e ka falenderuar publikisht që i ndjek çdo të diel.
“Faleminderit shumë që çdo të dielë e pret me pa durim emisionin ‘Gjoni Black’”, ka shkruar në një postim.
Më pas ai publikoi foton e një ilaçi “Oki” dhe ka shkruar “Kalon” shoqëruar me një emoji duke qeshur me lot. Ndërkohë “Gjoni Black” ka zbuluar se Noizy ju ka bërë bllok në rrjete sociale dhe se nuk kanë mundur t’ja kthejnë përgjigjen njësoj si ai.
Më herët, Meritoni ka qenë i ftuar në “Binjakët shoë” me Romeon dhe Donald Veshajn.
I gjendur përballë një loje ku i drejtoheshin pyetje lidhur me disa reperë shqiptarë Meritoni zgjodhi dy herë Noizyn, një herë si “artisti më i keq” dhe një herë tjetër si “artistin që s’do e ftonte kurrë në emision”.
Së fundmi, Meritoni ndau një foto me ish-mikun e Noizy-t, reperin Escobars, i cili ka bashkëpunuar pak kohë më parë me Noizy-n. Mirëpo, marrëdhëniet e tyre u prishën.
Kjo foto është marrë si thumb për Noizy-n, ndërsa Meritoni ka shkruar më pas se nuk ka hedhur kunja për asnjë.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme ai ka qenë i ftuar në “Roped With Olsi” ku teksa u pyet në lidhje me këtë temë, tha:
“Gjakrat janë të nxehta ose jo, ai ka punën e vet dhe unë timen. Kështu kanë ndodhur deri tani keqkuptimet e vogla.
Jemi gjithmonë pro të mirës”, ku mesa duket dëshiron të qetësojë gjakrat mes tyre.