Mbrëmjen e djeshme, modelja e njohur, Françeska Jaçe u has me një situatë të rëndë, pasi makina e saj “Range Rover” u përfshi nga flakët në lagje “Pavarsia”, Vlorë.
Duket se kjo ngjarje nuk i ka shqetësuar Françeskën, e cila është duke shijuar pushimet në plazhet luksoze të Brazilit. Ajo ka postuar një një foto shumë provokuese nga vaska, në të cilën shfaqet e veshur me bikini dhe tregon format e saj shumë seksi.
Gjithashtu, në një story në Instagram Jaçe shprehet e indinjuar me lajmet që kanë qarkulluar në portalet shqiptare, të cilat sipas saj janë të rreme.
Jaçe konsideron këtë si një sulm personal ndaj imazhit të saj, duke shpjeguar që e vërteta e incidentit është që makina ka pësuar një defekt teknik.