Supersticioz
Të lindurit e Peshores janë të prirur të ndjekin traditën si qëmoti. Një nuse e peshores jo vetëm nuk do ta lejojë bashkëshortin e ardhshëm t`ia shohë fustanin e martesës përpara dasmës, por edhe do t`i kërkojë më ngulma ta mbajë në krahë kur të kalojnë pragun e derës së shtëpisë së re që t`i sjellë fat ( traditë e vjetër kjo në fakt, po mbase ka që e ndjekin akoma).
Peshorja në dashuri
Në lidhjet personale janë të mirëkuptueshëm, sheshojnë çdo gjë me kompromis dhe shpesh i japin të drejtë të dashurit dhe kur s’ka të drejtë fare. E duan seksin e kundërt dhe rrezikojnë të kenë shumë partnerë e të mos jenë besnikë. Në fakt vuajnë nga teprica e romanticizmit. Martesat e tyre mbijetojnë sepse ata krijojnë një bashkim shpirtëror me partnerin dhe tolerojnë difektet e tij. Duhet të kenë kujdes që kur të fejohen të mos i zgjasin marrëdhëniet për një kohë të gjatë, por të martohen sa më shpejt.
Si ta bëni për vete
Mundohu ta mbash gjithmone situaten e qete dhe harmonioze, pasi Peshorja vlereson kur gjerat jane te ekuilibruara .
Kultivo interes per artin dhe letersine. Peshorja do te te tregoje vleren e muzikes dhe poezise.
Pranoji ekstravagacat e vogla dhe beji komplimente te vazhdueshme, e do te ta ktheje me shume sensualitet.
Merri nje mendim mbi gjerat qe po ndodhin ne jeten tende, pasi do te dije te te ndihmoje te marresh nje vendim te arsyeshem.
Kupto qe jeta me nje Peshore eshte gjithmone si nje jete ne peshore, megjithate kjo shenje do te sjelle ekuiliber ne jeten tuaj.
Çfarë të mos bëni:
Mos pretendo qe te marre vendime ne moment, edhe sikur te behet fjale vetem per faktin se cfare do te haje ne mengjes. Peshores i pelqen te vleresoje alternativat dhe mund te jete shume i pavendosur.
Mos i thuaj qe nuk ka nje pamje te mire pasi mund ta besh te shqetesohet per gjithe diten dhe gjithe naten.
Nuk duhet te jeni jo fleksibel apo jo spontan, dhe nese te pelqen t’i kesh te gjitha gjerat ne rregull mund te bezdisesh nga kjo shenje. Peshorja mund te jete nje shenje mjaft kapricoze.
Nuk duhet ta shtyni qe te marre nje vendim te rendesishem, pasi pelqejne te mendojne per gjerat e rendesishme me ngadale dhe me kujdes
Parfumi që i shkon për shtat gruas së shenjës së Peshores
Ku ka bukuri është shenja e peshores. E pajisur me një feminilitet të rafinuar, kjo grua është plot hijeshi natyrore. Ajo është e ndjeshme, intuitive, me shije të rafinuar dhe dinë të zgjidhë situatat problematike sin ë punë edhe në familje, për shkak se është e pajisiur me shkathtësi e urtësi të lindur. Ajo nuk është natyrë agresive dhe përplasjet e trembin atë. Parfumi që i duhet gruas së shenjës së peshores është Coco Noir Chanel
Shishja e verës që i përshtatet
Shenja e peshores, e cila ka një mishërim të përsosur të Gwyneth Paltroë, nuk mund të mos përputhet me San Leonardo, një bordo të bërë në Trentino Alto Adige që për më shumë se 30 vjet është sinonim i elegances dhe përsosjes së kuqe. E përsosur për ata që në gotë kërkojnë shijen, talentin dhe durimin.
Shpirti binjak
Shpirti juaj binjak i përket shenjës së Shigjetarit. Ju keni një anën intelektuale shumë të fortë dhe do të kaloni orë e orë duke dëgjuar Shigjetarin që flet dhe ju tregon me entuziazëm shumë anekdota të vogla të jetës së tij. Shigjetari e do shijen tuaj estetike dhe ndihet i kënaqur nga komplimentet dhe mirësjellja juaj. Për të dyja është thelbësore të jetosh në paqe, pa grindje të panevojshme, në një atmosferë paqeje dhe humori të mirë. Jeta seksuale midis jush mund të jetë shumë argëtuese dhe origjinale.
Vendi i përshtatshëm për të jetuar
Nëse Peshores i jepet një mundësi për të zgjedhur me shumë mundësi nuk do të mund të vendoste ku te jetonte por kjo shenjë që do harmoninë, bukurinë dhe luksin dëshiron të jetë aty ku çdo gjë është e aksesueshme. Peshores I pëlqejnë qytetet modern ku arti, muzika, kultura dhe figura e bukur janë të rëndësishme.
Ku të jetoni: Paris, Italinë Veriore, Stokholm dhe Pragë
Pika e fortë
Peshoreve nuk u pëlqen të jenë vetëm. Për këtë ata bëjnë zgjedhje të shkëlqyeshme në partnerë sidomos për ata që i zgjedhin për partnerë për gjithë jetën. Ajo bën gjithçka për ata që do, bën çdo gjë të nevojshme që një mardhënie të funksionojë. Peshorja është një artiste në dashuri. Të ndërtojë ura komunikimi është motoja e Peshores dhe aktivitetet tradicionale të shoqërimit janë ato që përdor: fjalë të këndshme, lule dhe muzikë të bukur. Me pak fjalë mund t’ia besosh zemrën një Peshoreje.
Naiviteti në Peshore
Peshorja është dukshëm e ashpër dhe e ngurtë, por është vetëm në dukje. Avantazhi i peshores është se arrin të dalë mirë nga çdo marrëdhënie./bordo.al